
Për të krijuar një automjet që ndërthurte rehatinë dhe kapacitetin për terren të shtruar të një limuzine Rover, me kapacitetin për terren të pashtruar të një Land Rover. Ky ishte vizioni që çoi në krijimin e SUV luksoze origjinale. Range Rover la gjurmën e tij në botë në qershor të vitit 1970, duke u promovuar si “Një makinë për të gjitha qëllimet”.
  Range Rover përshtatet me çdo mjedis po aq natyrshëm sa përshtatet me sfidat më të ashpra.
Nëse do të vizitonit Luvrin në vitin 1971, do të shihnit Range Rover të dekoruar me flamuj të vegjël britanikë. Ky muze legjendar e njohu Range Rover për atë që është: një vepër arti. Krahas automjetit standard në hyrje, në ekspozitën e brendshme gjendej edhe një version më i vogël në shkallë 1/4.
Instituti parisien nuk ishte i vetmi që njohu vlerën e Range Rover. Në të njëjtin vit, automjeti u vlerësua me Trofeun Dewar për ‘Arritje të shkëlqyera teknike britanike në industrinë automobilistike’.
Range Rover është shfaqur në mbi 1.400 filma dhe seriale televizive, duke përfshirë pesë filma të James Bond. Gjithashtu, ka qenë edhe mjeti i zgjedhur nga yjet botërore, si Paul McCartney, Michael Jordan dhe Tom Cruise.
Madje, edhe klasa mbretërore e ka parapëlqyer Range Rover, konkretisht Madhëria e Saj Mbretëresha Elizabeth II. Ekzistojnë foto të shumta të saj duke drejtuar automjetin Range Rover.