KUR BËHENI PRONAR I LAND ROVER JU PËRFITONI DISA TË MIRA TË VEÇANTA
QENDRAT E MIRATUARA TË SHËRBIMIT
Vetëm Qendrat e Miratuara të Shërbimit të Land Rover përmbushin standardet tona të rrepta të cilësisë për të siguruar që automjeti juaj i ri dhe garancia e tij të jenë plotësisht të mbrojtura.
ASISTENCA RRUGORE
Në rastin e pamundshëm të një avarie apo aksidenti, teknikët e trajnuar vijnë tek ju në rrugë dhe, nëse është e nevojshme, ne organizojmë dhe paguajmë për të gjithë udhëtimin në vazhdim.
AKSESORË
Personalizoni Land Rover tuaj me një gamë të gjerë aksesorësh të projektuar posaçërisht për modelin tuaj dhe të prodhuara sipas të njëjtave standarde si automjeti juaj.
PLANET E SHËRBIMIT
Ia vlen të zgjidhni një plan shërbimi Land Rover që i përshtatet nevojave tuaja, për të garantuar ekspertizën e Land Rover dhe një garanci plotësisht të mbrojtur.
RROTA DHE GOMA
Testuar për të funksionuar shumë më tepër se kërkesat normale të rrugës, rrotat origjinale prej aliazhi të Land Rover mund të përballojnë qetësisht kushtet e stresit ekstrem të terreneve shumë të ndryshëm. Gomat konsiderohen si një komponent kyç në dizajnin dhe inxhinierinë e përgjithshme të automjetit, sepse shfrytëzojnë fuqinë e tij.
Planet e shërbimit ofrojnë kosto të reduktuara në krahasim me pagesën për shërbimet individuale. Të gjitha shpenzimet e punës dhe pjesëve që lidhen me shërbimin e planifikuar përfshihen me koston e planit.
Vlerë më e mirë e automjetit të përdorur
Kryerja e rregullt e shërbimeve mund të ndihmojë në përmirësimin e vlerës së automjetit të përdorur.
Lehtësia
Kërkoni planin tuaj të shërbimit nga çdo përfaqësi e Land Rover.
Qetësi shpirtërore
Të gjitha nevojat e planifikuara të shërbimeve mbulohen pa kosto shtesë në përputhje me udhëzimet e Land Rover.
TEKNIKË TË MIRATUAR NGA LAND ROVER
Ekspertët e Land Rover kryejnë shërbimet e automjetit tuaj në një kohë që ju përshtatet juve.
PJESË ORIGJINALE KËMBIMI TË LAND ROVER
Përdoren vetëm pjesë origjinale, me garanci 12 mujore.
QENDRAT E MIRATUARA TË SHËRBIMIT
Qendrat e Miratuara të Shërbimit kanë përvojë të pakrahasueshme në të gjitha aspektet e shërbimit dhe mirëmbajtjes së Land Rover. Ata janë qendrat e vetme të shërbimit që plotësojnë standardet e rrepta të Land Rover për cilësinë dhe shërbimin, për të siguruar që automjeti juaj i ri dhe garancia e tij të jenë plotësisht të mbrojtur dhe ndihmojnë në ruajtjen e performancës dhe sigurisë maksimale.
Ju mund të mbështeteni te asistenca në rrugë. Përfitimet e Asistencës Land Rover janë në dispozicion gjatë gjithë periudhës së garancisë së automjetit të ri. Një teknik i trajnuar nga Land Rover zakonisht mund ta zgjidhë problemin në rrugë. Nëse jo, ne do ta dërgojmë automjetin tuaj në një Qendër të Miratuar të Shërbimit të Land Rover dhe do të organizojmë e do të paguajmë për udhëtimin tuaj në vazhdim. Në disa rrethana, ne do të paguajmë për akomodimin në hotel.
RIPARIMI NË RAST AKSIDENTI
Programi i Shërbimeve të Aksidentit ju jep qasje në rrjetin tonë të qendrave të riparimit. Specialistët në këto qendra i nënshtrohen një trajnimi gjithëpërfshirës dhe të certifikuar për t'u marrë me çdo gjë, nga dëmtimet e vogla deri te dëmtime të mëdha në rast përplasjeje. Ne jemi të angazhuar për t'u siguruar që Land Rover juaj të restaurohet në standardet më të larta.
KTHIMI MBRAPSHT
Kjo ndodh rrallë, por nëse një Land Rover duhet të kthehet, pronarët mbahen të informuar dhe këshillohen se çfarë veprimesh duhet të ndërmerren.
GARANCIA E PJESËVE
Kur një pjesë origjinale Land Rover montohet në automjetin tuaj, ajo garantohet për 12 muaj në lidhje me avaritë e prodhimit.
MBLEDHJA DHE RICIKLIMI
Si pjesë e angazhimit tonë mjedisor, ne kemi zhvilluar një program të plotë të riciklimit të automjeteve, duke përfshirë udhëzimet e projektimit për riciklimin, rritjen e përdorimit të materialit të ricikluar dhe zvogëlimin e përdorimit të materialeve të rrezikshme.
NAVIGACIONI E HARTAT
Nëse navigacioni juaj është më i vjetër se një vit, ju do të përfitoni nga një Përditësim Navigacioni Land Rover që pasqyron sa më saktë ndryshimet e mundshme në hartën rrugore. Mijëra pika të reja interesi shtohen çdo vit, duke theksuar vendet për t'u vizituar, dhe ju mund të jeni i sigurt se funksionet e “rrugës më të shkurtër” dhe “rrugës më të shpejtë” do të jenë të përshtatshme për qëllimet tuaja.
Programi ynë Global për Shitjet Diplomatike ofron akses te specifikat globale të automjeteve, çmime ekskluzive, ekip shërbimi të posaçëm dhe mbështetje garancie të plotë.