Sipërfaqe elegante të theksuara nga detaje fine. Materiale të pasuruara, të ndërthurura me lustra të rafinuara.
Mos humbisni asgjë. Teknologji për t’ju udhëhequr, lidhje për t’ju mbajtur të përditësuar.
Me distancë të certifikuar për karikim elektrik deri në 61km.† Karikim i shpejtë DC nga 0 në 80 për qind në vetëm 30 minuta.‡
Projektuesit tanë ekspertë e kanë krijuar këtë koleksion për t’ju ngjallur krijimtarinë. Zgjidhni dhe porosisni, ose përdorini si frymëzim për të përshtatur dizajnin tuaj.
Përzgjidhni një nga tri modelet tona të veçanta për të nisur rrugëtimin tuaj.
Shifrat e dhëna janë rezultat i testeve zyrtare të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së me një bateri plotësisht të karikuar. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. Shifrat për Co2, shpenzimin ekonomik të karburantit, konsumin e energjisë dhe shifrat e distancës mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, montimi i rrotave, aksesorët e vendosur, itinerari konkret dhe gjendja e baterisë. Shifrat e distancës bazohen në automjetin që kalon në një itinerar të standardizuar.
††Kohët e karikimit ndryshojnë në varësi të shumë faktorëve, duke përfshirë, por pa u kufizuar, kohën e përdorimit (moshën), gjendjen, temperaturën dhe karikimin ekzistues të baterisë; objektin e përdorur dhe kohëzgjatjen e karikimit.