PRONËSIA

ZBULONI PËRFITIMET E TË PASURIT NJË AUTOMJET LAND ROVER.
Pamje nga afër e një vajze duke drejtuar një automjet luksoz modern

Teknologjia

SHËRBIMET E LIDHURA

InControl është teknologjia qendrore e kabinës së automjetit tuaj. Ndihuni komodë me veçoritë e kontrollit preciz të ambientit dhe veçoritë inteligjente të navigacionit, sigurisë dhe informacionit e argëtimit.


Qëndroni të lidhur me automjetin tuaj Range Rover gjatë kohës që jeni larg tij nëpërmjet aplikacionit Remote.

AUTOMJET ELEKTRIK DHE HIBRID ELEKTRIK

Pavarësisht aventurës suaj të radhës, udhëtimi me një automjet elektrik ose hibrid elektrik me karikim (PHEV) ofron mundësi të panumërta.

Range Rover Evoque duke u karikuar në pikën e stacionit PHEV

VENDOSJA NË PUNË E AUTOMJETIT TUAJ

Përfitoni maksimalisht prej automjetit tuaj elektrik çdo ditë nëpërmjet udhëzuesit tonë për aktivizimin e veçorive dhe funksioneve thelbësore.
Range Rover duke u karikuar në pikën e stacionit PHEV

SI TA KARIKONI

Kuptoni hapat e thjeshtë të karikimit të automjetit tuaj në shtëpi ose në vendndodhjen tuaj të radhës.
Kroskoti i interierit të Range Rover dhe sistemi i informacionit dhe argëtimit

MODALITETET E DREJTIMIT HIBRID ELEKTRIK

Familjarizohuni me modalitetet që ju mundësojnë drejtimin e automjetit, me opsione për përdorim energjie elektrike ose benzine.

AKSESORËT

Tapet për Range Rover Evoque

Personalizojeni automjetin tuaj me një gamë të gjerë aksesorësh të projektuar duke marrë parasysh stilin, prakticitetin dhe gjithanshmërinë. Nga ganxhat e rimorkimit e deri te shtresat e hapësirës së bagazhit, gjeni një gamë aksesorësh të përsosur për nevojat tuaja.

SERVISI, MIRËMBAJTJA DHE GARANCIA

Pamje nga afër e diskut të Range Rover Evoque

SERVISI

Përfitoni prej servisit transparent dhe të qartë, që përfshin çmime fikse dhe video të vlerësimit të automjetit tuaj, të dërguara drejtpërdrejt në inbox-in tuaj.
Pamje anësore e Range Rover në ngjyrë Eiger gri

MIRËMBAJTJA

Mësoni më shumë për mirëmbajtjen tonë precize, që përfshin teknikë ekspertë dhe pjesë origjinale.
Range Rover i ri duke lëvizur përgjatë një rruge bregdetare

GARANCIA

Ndihuni të qetë falë gamës së garancive gjithëpërfshirëse që përshtaten me stilin tuaj të jetesës.

KUJDESI I ZGJATUR

Mbajeni automjetin tuaj Land Rover gati për të ardhmen nëpërmjet Kujdesit të zgjatur, programit tonë të posaçëm të servisit dhe mirëmbajtjes për automjetet e përdorura mbi tre vjet.

ASISTENCA RRUGORE

Në rast defekti, aksidenti apo kyçjeje të çelësave brenda automjetit, mjafton të telefononi një prej teknikëve të trajnuar të Land Rover.1

PËRFITIMET E ASISTENCËS RRUGORE

Përfitimet e Asistencës nga Land Rover janë të disponueshme gjatë gjithë periudhës së garancisë së automjetit. Zakonisht, një nga teknikët e Land Rover do të arrijë ta zgjidhë problemin në rrugë. Nëse nuk arrin ta zgjidhë, ne do ta dërgojmë automjetin tuaj te një Qendër Servisi e miratuar për Land Rover dhe do të organizojmë dhe paguajmë për udhëtimin tuaj më pas. Në disa rrethana, do të paguajmë edhe akomodimin në hotel.

RIPARIMI NË RAST AKSIDENTI

Programi i Shërbimeve në rast Aksidenti ju ofron akses te rrjeti i qendrave tona të riparimit. Specialistët në këto qendra kanë ndjekur trajnim të certifikuar dhe gjithëpërfshirës për të riparuar gjithçka, qofshin gërvishtje të vogla apo dëme madhore nga përplasjet. Ne jemi angazhuar për të siguruar se automjeti juaj Land Rover do të riparohet sipas standardeve më të larta.

BIBLIOTEKA E PRONARËVE

Mësoni më tepër rreth Land Rover. Përfitoni maksimalisht prej automjetit tuaj, zbuloni mundësi unike dhe mësoni më tepër rreth historikut dhe partneriteteve tona.

1Përfitimet dhe mbulimi konkret mund të ndryshojnë sipas tregut. Ju lutemi, vizitoni faqen e internetit për Vendin ose kontaktoni Shitësin tuaj lokal të autorizuar për informacione të mëtejshme.