PËRDORIMI I AUTOMJETEVE ELEKTRIKE NGA LAND ROVER

KAPACITETI DHE LUKSI LEGJENDAR
TË RIKONCEPTUAR

Për më shumë se shtatë dekada, Land Rover ka sfiduar kufijtë e të zakonshmes.

Sot, fuqia elektrike mundëson një nivel të ri performance për SUV-të më praktike dhe luksoze në botë, falë përmirësimit të qëndrueshmërisë, reagueshmërisë dhe rafinimit.

RANGE ROVER ELEKTRIK I RI

RANGE ROVER ELEKTRIK I RI

Aty ku precizioni dhe mjeshtëria bëhen bashkë me luksin e Range Rover për të mundësuar një fuqi shtytëse plotësisht elektrike thuajse pa zhurmë, zero emetime nga marmita, si dhe akses te rrjetet më të shpejta publike të karikimit.
DREJTIM ELEKTRIK

DREJTIM ELEKTRIK

Automjetet elektrike e përshkojnë çdo kilometër me zero emetime nga marmita. Gama jonë e re e hibridëve elektrikë me karikim (PHEV) është projektuar për të reduktuar emetimet nëpërmjet modaliteteve të drejtimit plotësisht Elektrik (EV) dhe Hibrid.
NJË DIMENSION I RI RAFINIMI

NJË DIMENSION I RI RAFINIMI

Hibridët tanë elektrikë me karikim (PHEV) dhe hibridët tanë me bateri (MHEV) plotësojnë kapacitetin e mirënjohur të Land Rover me fuqinë elektrike të mobilizueshme menjëherë dhe thuajse pa zhurmë dhe me rafinimin e përmirësuar që shoqëron këtë modalitet.

FUQIA E AUTOMJETEVE ELEKTRIKE DHE HIBRIDE NGA LAND ROVER

ELEKTRIKE

ELEKTRIKE

Automjetet elektrike janë pajisur me një motor elektrik, si dhe me një bateri. Në vend të udhëtimit drejt një pike karburanti, ju mund thjesht ta karikoni automjetin tuaj nëpërmjet një karikuesi shtëpiak. Gjatë udhëtimit, do të mund të përdorni karikimin e shpejtë DC në pikat publike të karikimit. Duke zgjedhur drejtimin elektrik, ju ndihmoni në reduktimin e emetimeve të karbonit si dhe të gjurmës suaj të karbonit.
HIBRID ELEKTRIK (PHEV)

HIBRID ELEKTRIK (PHEV)

Një bateri dhe motor elektrik me mbështetjen e një motori me karburant. Shfrytëzoni modalitetin plotësisht elektrik në pjesën më të madhe të udhëtimeve tuaja të shkurtra për zero emetime nga marmita gjatë drejtimit. Gjatë udhëtimeve më të gjata, ndihuni të sigurt falë ndërthurjes së motorit elektrik dhe atij me karburant. Karikimi i baterisë është i lehtë, pavarësisht nëse zgjidhni ta karikoni automjetin në shtëpi apo në destinacionin tuaj.
HIBRID ME BATERI (MHEV)

HIBRID ME BATERI (MHEV)

MHEV-të nga Land Rover përmirësojnë eficiencën dhe rafinimin e motorëve me benzinë dhe naftë duke ripërdorur energjinë e grumbulluar nëpërmjet ngadalësimit dhe frenimit rigjenerues. Duke qenë se u mungon motori elektrik, këto automjete nuk mund të funksionojnë vetëm me energji elektrike dhe nuk u nevojitet karikim.

DREJTIMI ELEKTRIK

KARIKIMI NË SHTËPI OSE JASHTË SAJ

KARIKIMI NË SHTËPI OSE JASHTË SAJ

Një karikues shtëpiak është mënyra më praktike dhe me më pak kosto për ta filluar çdo ditë me karikim të plotë. Karikimi në vendndodhje të tjera është tejet praktik për ta karikuar në kohë automjetin tuaj kur ndodheni larg shtëpisë.
KAPACITETI NË RRUGË TË SHTRUARA DHE TË PASHTRUARA

KAPACITETI NË RRUGË TË SHTRUARA DHE TË PASHTRUARA

Gjatë udhëtimit në rrugë të pashtruara, do të shihni se si elektriciteti mundëson një fuqi të menjëhershme për terrenet më sfiduese dhe këndet e distancës nga rrota e pasme te prapakolpi. Falë lartësisë nga toka dhe kapacitetit të jashtëzakonshëm të zhytjes në ujë,1 tanimë nuk ka arsye t’u druheni sfidave.
KURSIMET FALË EV-VE

KURSIMET FALË EV-VE

Nga kursimet e mundshme prej tatimeve, deri te kostot më të ulëta të përdorimit dhe asnjë tarifim në zonat me mbingarkesë, drejtimi në modalitet elektrik mund t’ju ndihmojë të kurseni para gjatë gjithë vitit.
FILLIMI I NJË EPOKE TË RE

FILLIMI I NJË EPOKE TË RE

Dëshira jonë është të operojmë në një botë që mund të gëzohet nga të gjithë. Për shkak të eliminimit të emetimeve nga marmita, drejtimi elektrik është e ardhmja e SUV-ve tona luksoze.

AUTOMJETET ELEKTRIKE NGA LAND ROVER

Eksploroni gamën e automjeteve tona elektrike dhe hibride elektrike, të cilat përfaqësojnë vizionin tonë modern të kapacitetit dhe luksit modern nga Land Rover.

Ju lutemi, vizitoni faqen e tregut vendas për të zbuluar se cilat modele janë të disponueshme në tregun tuaj.