“SHENJAT E BETEJËS”

“Mund të flasim për Defender. Mund të flasim për forcën dhe kapacitetin e tij. Ambicia ka qenë përherë që të shkonim dhe ta provonim”.


Mark Cameron, DM i Defender.

Defender i ri u krijua për të qenë në gjendje të përballojë kushtet më të vështira në planet. Pas vënies në provë me partnerin tonë afatgjatë, Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe Tusk në disa nga zonat e fatkeqësive në botë dhe në fushat afrikane, ekipi i Defender vendosi të sfidojë “Everestin e garave me makina”, Garën Dakar Rally.


Ekipi garues i Defender u bë pjesë e garës Dakar Rally 2026 pas vetëm 18 muajve zhvillim, me një model të modifikuar Defender OCTA dhe fitoi në kategorinë e re “Stock”, si edhe në çdo fazë të garës Dakar Rally.

“Do të ketë edhe ditë të këqija. Dhe në Dakar, performanca varet tërësisht se si përballon ditën tënde më të keqe”.
Sara Price, Fituese e vendit të dytë në kategorinë “Stock” në Dakar Rally 2026.

ENDE PJESË E GARËS

Mjeti Defender i drejtuar nga Stéphane Peterhanse u sfidua në çdo kilometër të garës Dakar Rally. Nëse ky automjet do të mund të fliste, do të tregonte historinë e një aventure dhe mbijetese epike.

EKIPI GARUES I DEFENDER

Defender debutoi në garën Dakar Rally, duke shpalosur fuqinë dhe kapacitetin në sfidën më të vështirë në botë nëpër terren të pashtruar.