DEFENDER PROVUAR NË KENIA

I TESTUAR DHE I BESUAR

DEFENDER PROVUAR NË KENIA
Për thuajse dy dekada, Defender ka punuar përkrah Tusk në mbështetje të misionit të tyre për të ruajtur speciet më të rrezikuara në botë.

NJË MISION I PËRBASHKËT

Natyra e punës së Tusk i detyron rojtarët të punojnë me botën e egër në terrene tejet sfiduese dhe jomikpritëse. Këto peizazhe të vështira dhe kushte të ashpra kërkojnë nivele të reja fuqie, rezistence dhe aftësie. Është pikërisht kjo që e bën Defender të veçantë.


Testuar deri në ekstrem, Defender është projektuar për të përballuar kushtet më të vështira, që nga temperaturat e ulëta të tundrës deri te nxehtësia mbytëse e savanës afrikane. Kjo fuqi e këtij modeli, në ndërthurje me teknologjitë novatore për të gjitha terrenet, e bëjnë të mundur misionin në dukje të pamundur të Tusk.

NJË MISION I PËRBASHKËT

VIJA E PARË NË LUFTËN PËR KONSERVIMIN

Organizata e Konservimit Borana në Kenia, me një hapësirë prej 14.000 hektarësh, shërben si strehë për botën e egër më të mirënjohur të Afrikës, që përfshin specie thuajse të zhdukura, si rinoqerontët e zinj dhe luanët.  Duke marrë parasysh zvogëlimin e popullatave të luanëve nga 200.000 në 20.000 gjatë shekullit të fundit, përkrahja e organizatave si Tusk për të funksionuar në mënyrë efektive është thelbësore. Në këtë aspekt, Defender shërben jo vetëm si automjet, por si një aset jetik në luftën kundër zhdukjes.

DEFENDER PROVUAR NË KENIA

Përshtatur për sfidat e konservimit të botës së egër, Defender për organizatën e Konservimit Borana përfshin një pikë ajrimi të ngritur të integruar dhe vjen në ngjyrë kamuflimi të veçantë për të përshkuar lumenjtë dhe tërhequr rimorkiot e ngarkuara me lehtësi dhe pa rënë në sy. Duke ndihmuar për të vëzhguar dhe gjurmuar tufat e luanëve në rezervat, ky automjet luajti një rol kryesor në zëvendësimin e qafores gjurmuese me defekt të një luani, duke ofruar mbrojtje për rojtarin ndërsa i administroi qetësuesin kafshës nga një distancë e afërt brenda kabinës së sigurt të Defender.


Ky partneritet afatgjatë nuk ka shërbyer vetëm për të konfirmuar durueshmërinë dhe kapacitetin e pakrahasueshëm të Defender përballë sfidave më të vështira të natyrës, por edhe angazhimin për një kauzë përtej vetes.

VAZHDONI TË EKSPLORONI

Defender mbështet Maratonën Safari në Lewa.

NJË HAP MË TEJ

Defender mbështet Maratonën Safari në Lewa.
Përqafoni të pamundurën.

DEFENDER

Përqafoni të pamundurën.