KARIKIMI I AUTOMJETEVE ELEKTRIKE DHE HIBRIDE ELEKTRIKE (PHEV)

KARIKIMI I AUTOMJETEVE ELEKTRIKE DHE HIBRIDE ELEKTRIKE (PHEV)

NUK KA ASNJË VEND SI SHTËPIA

Rekomandimi ynë është që ta kryeni pjesën më të madhe të karikimeve nga rehatia e shtëpisë suaj, pasi zakonisht është mënyra më e lirë dhe praktike e karikimit, po aq e lehtë sa karikimi i telefonit tuaj.

PËRSHPEJTOJENI PROCESIN ME NJË KARIKUES SHTËPIAK

PËRSHPEJTOJENI PROCESIN ME NJË KARIKUES SHTËPIAK

Mënyra më e shpejtë e karikimit në shtëpi është duke përdorur një karikues shtëpiak të instaluar në mënyrë profesionale. Shitësi juaj lokal i autorizuar mund t’ju ndihmojë të gjeni një ofrues të rekomanduar të karikuesve shtëpiakë në zonën tuaj.
KARIKIM I SIGURT, PAVARËSISHT MOTIT

KARIKIM I SIGURT, PAVARËSISHT MOTIT

Karikuesit shtëpiakë të rekomanduar prej nesh mund të përdoren në mënyrë të sigurt pavarësisht kushteve atmosferike. Qoftë shi apo diell, ju do të mund ta drejtoni automjetin në modalitetin elektrik.

KARIKIMI LARG SHTËPISË

GJURMONI ECURINË E KARIKIMIT TUAJ KUDO

KOHA E KARIKIMIT

Shifrat tona sa u përket pikave të karikimit të shpejtë DC, që zakonisht ndodhen në pikat e servisit në autostradë dhe rrugë kryesore, vlerësohen se arrijnë nivelin 80%. Arsyeja është se shpejtësia e karikimit ngadalësohet ndjeshëm mbi nivelin 80%, për të mbrojtur baterinë dhe përmirësuar jetëgjatësinë e saj.

Automjeti Karikimi në shtëpi dhe në publik AC (7kW) 0 – 100% Karikimi i shpejtë DC 0 – 80% Karikimi me DC (piku)
Range Rover elektrik TBC TBC 350kW
Hibridi elektrik Range Rover Nga 5 orë2 Më pak sesa 40 minuta2 43kW
Hibridi elektrik Range Rover Sport Nga 5 orë2 Më pak sesa 40 minuta2 43kW
Range Rover Velar hibrid elektrik Nga 2 orë e 30 minuta2 30 minuta2 35kW
Hibridi elektrik i ri Range Rover Evoque Nga 2 orë e 12 minuta2 30 minuta2 32kW
Hibridi elektrik Discovery Sport Nga 2 orë e 12 minuta2 30 minuta2 32kW
Hibridi elektrik Defender Nga 2 orë e 30 minuta2 30 minuta2 40kW

VAZHDONI TË EKSPLORONI AUTOMJETET ELEKTRIKE DHE HIBRIDE ELEKTRIKE

INSTALIMI I KARIKUESIT SHTËPIAK

INSTALIMI I KARIKUESIT SHTËPIAK

Një karikues shtëpiak, i instaluar profesionalisht, është mënyra më e lehtë dhe më praktike për ta filluar çdo ditë me karikim të plotë.
KARIKIMI PUBLIK PËR EV-TË

KARIKIMI PUBLIK PËR EV-TË

Karikimi në vendndodhje të tjera është një mënyrë e dobishme për ta karikuar në kohë automjetin tuaj kur ndodheni larg shtëpisë. Zbuloni se ku mund ta kryeni atë dhe si të paguani.

Shifrat e distancës për karikim (EV) bazohen në automjetin që kalon në një rrugë të standardizuar. Distanca e përshkuar do të varet nga gjendja e automjetit dhe baterisë, itinerari konkret, mjedisi dhe stili i drejtimit.
Shifrat e dhëna janë përllogaritur sipas NEDC2 nga testet zyrtare WLTP të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së, të kryera me një bateri plotësisht të karikuar. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. Shifrat për CO,2shpenzimin ekonomik të karburantit, konsumin e energjisë dhe shifrat e distancës mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë, si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, vendosja e rrotave dhe aksesorët e vendosur. NEDC2 janë shifra të llogaritura duke përdorur një formulë qeveritare nga shifrat WLTP ekuivalente me ato të testit të vjetër NEDC. Më pas mund të zbatohet trajtimi i duhur tatimor.
**Shifrat e dhëna janë rezultat i testeve zyrtare të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së me një bateri plotësisht të karikuar. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. Shifrat për CO,2shpenzimin ekonomik të karburantit, konsumin e energjisë dhe shifrat e distancës mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë, si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, montimi i rrotave, aksesorët e vendosur, itinerari konkret dhe gjendja e baterisë. Shifrat e distancës për karikim bazohen në automjetin që kalon në një rrugë të standardizuar.


1Funksionet dhe opsionet e InControl-it dhe disponueshmëria e tyre mbeten në varësi të tregut - flisni me Shitësin tuaj të autorizuar për disponueshmërinë në tregun vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim i cili do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj i autorizuar. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.
2Koha e karikimit do të varet nga disa faktorë, ku përfshihen, por pa u kufizuar, koha e përdorimit (mosha), gjendja, temperatura dhe karikimi ekzistues i baterisë; objekti i përdorur dhe kohëzgjatja e karikimit.
3Kablloja për automjetin elektrik është e disponueshme vetëm në disa tregje të caktuara. Flisni me Shitësin tuaj të autorizuar.