Bota rreth nesh është duke evoluar, gjithashtu dhe Range Rover. Duke zgjedhur drejtimin elektrik, ju do të ndihmoni në reduktimin e emetimeve të karbonit si dhe të gjurmës suaj të karbonit. Në kuadër të përmbushjes së objektivave tanë, alternativat elektrike do të jenë në qendër të SUV-ve dhe planeve tona strategjike.
Por ambiciet tona nuk përfundojnë këtu. Njihuni me mënyrat se si po rikonceptojmë luksin e qëndrueshëm dhe se si ju mund të sillni ndryshim duke drejtuar një automjet elektrik.
Përtej automjeteve tona elektrike dhe hibride elektrike, ne synojmë të arrijmë zero emetime neto karboni në të gjitha fushat e biznesit tonë brenda vitit 2039, që nga zinxhiri i furnizimit e deri te proceset tona të prodhimit.
Në rrjetin tonë të prodhimit, jemi duke punuar për të arritur zero emetime karboni neto duke përdorur 100 për qind elektricitet të ripërtëritshëm me zero emetime karboni në të gjitha pikat e prodhimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Jetëgjatësia si standard. Që ju të ndiheni të qetë, ne ju ofrojmë garanci për tetë vite ose 160.000km, cilado të ndodhë më parë, për baterinë në automjetin tuaj elektrik, dhe gjashtë vite ose 100.000km për automjetin tuaj hibrid elektrik.
Kur të vijë momenti që jetëgjatësia e baterisë t’i afrohet fundit, angazhimi ynë ndaj qëndrueshmërisë vijon nëpërmjet programeve tona gjithëpërfshirëse të riciklimit.
Falë drejtimit të një automjeti elektrik ose hibrid elektrik, ju keni mundësinë që të reduktoni ndikimin e shkaktuar nga udhëtimet tuaja.