DISCOVERY SPORT OPSIONET DHE AKSESORËT

Çdo pjesëtar i familjes. Për çdo aventurë. Një gamë e gjerë aksesorësh praktikë dhe mënyrash për ta personalizuar automjetin tuaj Discovery Sport.

DITËT E DISCOVERY

I pajisur dhe në gatishmëri. Fillojeni aventurën tuaj të radhës me të gjitha elementet e domosdoshme

OPSIONET E EKSTERIERIT

Personalizoni automjetin tuaj Discovery Sport nëpërmjet alternativave të pasura të disqeve, ngjyrave dhe tavaneve të disponueshme.

OPSIONET E PJESËS SË SIPËRME TË KABINËS

Zgjidhni tavanin panoramik opsional dhe mbusheni automjetin tuaj Discovery Sport me dritë natyrale, duke ndriçuar kabinën, përmirësuar ndjesinë e hapësirës së bollshme dhe duke ofruar një fushëpamje më të mirë nga çdo sedile. Ose zgjidhni një nga aksesorët për pjesën e sipërme dhe shfrytëzojeni hapësirën për të transportuar bagazhe dhe pajisje shtesë.

OPSIONET E PAKETAVE

Çdo familje është ndryshe. Përshtateni Discovery Sport me stilin tuaj të jetesës nëpërmjet gamës së opsioneve të paketave.

Pamje e sedileve të Discovery Sport

PAKETA THIRD ROW

Merreni të gjithë familjen me vete për çdo aventurë me Paketën Third Row. Përfshin:

 

— Radhë të dytë sedilesh të rrëshqitshme dhe të palosshme

— Sedile në radhë të tretë

— Hapje ajrosjeje freskimi për pasagjerët në radhën e tretë

Pamje e pasqyrës së brendshme të Discovery Sport

PAKETA TECHNOLOGY

Kombinon prakticitetin, gjithanshmërinë dhe sigurinë gjatë drejtimit dhe manovrimit. Përfshin:

 

— Pasqyrë të brendshme ClearSight1

— Njësi bazë të integruar Click and Go

— Ekran në xhamin e përparmë2

— Kamera vëzhgimi 3D

Discovery Sport infotainment mode

PAKETA COMFORT

Qëndroni në rehati në çdo lloj moti pas një dite të gjatë eksplorimi. Përfshin:

 

- Ndriçim kabine të konfigurueshëm

- Pastrim të ajrit të kabinës Plus

Automjeti duke përshkuar terren pyjor

PAKETA CONVENIENCE

Prakticitet pa përdorur duart dhe akses i lehtë për aventurierët, prindërit dhe pronarët e kafshëve shtëpiake. Përfshin:

 

- Asistencë automatike të dritave të gjata

- Derë bagazhi elektrike

- Hyrje pa çelës

Crop of the Discovery Sport interior

Paketa DRIVER ASSIST

Drejtoni automjetin me vetëbesim dhe siguri:

— Asistencë për këndet e vdekura3
— Kontroll drejtimi i përshtatshëm
— Monitorues i pasmë për përplasjen
— Monitorues i pasmë për qarkullimin
Pamje e sedileve të Discovery Sport

PAKETA COLD CLIMATE

Optimizuar për të ftohtin:

— Xham i përparmë dhe timon me ngrohje
— Larës i fenerëve të përparmë
— Ndenjëse të përparme elektrike me ngrohje drejtuesi me 12 pozicione dhe pasagjeri me 10 pozicione
— Paketa Extreme Cold Climate mundëson paracaktimin e temperaturës së kabinës në distancë
PAKETA TOW

PAKETA TOW

Eksploroni me lehtësi dhe siguri:

— Ndihmë e avancuar rimorkimi
— Ganxhë tërheqjeje me hapje elektrike
— Nivelim automatik i fenerëve të përparmë
PAKETA DYNAMIC HANDLING

PAKETA DYNAMIC HANDLING

Për drejtim të kënaqshëm dhe më të mirë:

— Configurable Dynamics
— Adaptive Dynamics
— Nivelim automatik i fenerëve të përparmë

AKSESORËT

Personalizojeni Discovery Sport tuaj për ta përshtatur me stilin tuaj të jetesës, me gamën e aksesorëve, që përfshijnë zgjidhje për ruajtjen dhe produkte miqësore me kafshët.

Biçikletë në modelin Discovery sport
Hapësira për mbajtjen e kafshëve në Discovery Sport
Kolazh i Discovery Sport

VAZHDONI TË EKSPLORONI

Grila e përparme e Discovery Sport

MODELET DHE SPECIFIKACIONET

Shikoni gamën e plotë të modeleve.
Discovery Sport jashtë një godine me xhama

DISCOVERY SPORT

Projektuar për jetën familjare: ADN-ja karakteristike e Discovery.

1Në varësi të rregulloreve lokale. Nëse përdoruesit bifokalë ose varifokalë nuk mund ta rregullojnë lehtësisht fokusin në imazhin digjital të pasqyrës së pasme ClearSight, ata në në çdo kohë mund të kthehen në modalitetin e pasqyrës së zakonshme të pasme. Imazhi nuk është i drejtpërdrejtë. Kontrolloni mjedisin për siguri. Në varësi të rregulloreve lokale.
2Udhëzimet e navigimit në xhamin e përparmë shfaqen vetëm kur Pivi Pro është i montuar në automjet.
3Asistenca për këndet e vdekura mund t’ju ndihmojë për parandalimin e përplasjeve. Nëse automjeti juaj zbulon një makinë tjetër në këndin e vdekur kur filloni të ndryshoni korsinë, atëherë timonit i aplikohet automatikisht forcë rrotulluese, çka tregon se duhet të rrotulloni timonin për të ndryshuar drejtim.