Përtej prakticitetit maksimal dhe kursimit të parave nga karikimi shtëpiak, rikarikimi i duhur në destinacionin tuaj mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të përmirësuar distancën për karikim gjatë ditës.
Falë rrjetit në zgjerim të pikave të karikimit, ku përfshihen qendrat tregtare rurale, palestrat, parkingjet e madje edhe vendi juaj i punës, nuk ka pasur asnjëherë alternativa kaq të shumta për karikimin e automjetit gjatë qëndrimit parkuar. Dhe gjetja e pikave të karikimit nuk mund të ishte më e thjeshtë.
Për t’u lidhur me pikën e karikimit, automjeti juaj përdor një Sistem Karikimi të Kombinuar (CCS). Kjo përputhet me shpejtësitë më të ngadalta të karikimit AC, dhe në modele të përzgjedhura, me shpejtësi karikimi DC më të shpejta. Disa prodhues të tjerë makinash përdorin sisteme të ndryshme karikimi, si CHAdeMO. Këto sisteme nuk janë të pajtueshme me automjetet elektrike Range Rover.
Në vende si qendrat tregtare, palestrat dhe parkingjet mund të gjenden pikat e karikimit të ngadaltë AC. Pikat e karikimit të shpejtë DC priren të gjenden në autostradë/ dhe ose në rrugë kryesore.
1Funksionet dhe opsionet e InControl-it dhe disponueshmëria e tyre mbeten në varësi të tregut - flisni me Shitësin tuaj të autorizuar për disponueshmërinë në tregun vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim i cili do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj i autorizuar. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.
2Kablloja për automjetin elektrik është e disponueshme vetëm në disa tregje të caktuara. Flisni me Shitësin tuaj të autorizuar.