Pasurojeni udhëtimin në automjetin tuaj elektrik me udhëzues nga ekspertë, aplikacione dhe këshilla.

AKTIVIZIMI

PËRFITIMET E TË QENIT I LIDHUR

Për të përfituar nga shërbimet e lidhura dhe abonimet e automjetit tuaj Range Rover, nevojitet që, fillimisht, të aktivizoni llogarinë tuaj InControl dhe të regjistroni automjetin tuaj1.

Në këtë mënyrë, do të keni akses te veçoritë kyç të sistemit të informacionit dhe argëtimit në automjetin tuaj Range Rover, duke përfshirë media Bluetooth, thirrje telefonike pa qenë e nevojshme ta mbani telefonin në dorë2, si dhe informacion mbi trafikun në kohë reale, navigacion dhe hartëzim të vendndodhjeve të karikimit. Ju lutemi të siguroheni që karta juaj SIM të jetë e instaluar dhe aktive gjatë aktivizimit.

SHIHNI: SI TA KARIKONI

Familjarizohuni me hapat e thjeshtë të karikimit, planifikimit dhe maksimizimit të distancës suaj për karikim elektrik duke ndjekur videot tona udhëzuese.

PLANIFIKIMI

Zgjidhni një program karikimi që përshtatet me ditën tuaj dhe automjeti juaj Range Rover do të jetë gjithnjë gati për itineraret e përditshme, planet e çastit dhe udhëtimet e gjata.

OPTIMIZIM ÇDO DITË

Pika e karikimit për Range Rover SV

KABLLOT E KARIKIMIT

Automjeti juaj Range Rover përputhet me tri lloje kabllosh karikimi për burime të ndryshme energjie. Kabllo të posaçme karikimi AC në shtëpi dhe publik, që vijnë me automjetin tuaj, dhe kabllo të montuara karikimi të shpejtë DC dhe kabllo për prizat shtëpiake, që ofrohen kundrejt pagesës.
Dera me karikim elektrik e Range Rover me karikuesin DC të vendosur

LIDHËSIT E KARIKIMIT

Range Rover përdor një Sistem Karikimi të Ndërthurur (CCS). Kjo përputhet me shpejtësitë më të ulëta të karikimit AC, dhe në modele të përzgjedhura, me shpejtësi karikimi DC më të larta. Disa prodhues përdorin sisteme të ndryshme, që nuk përputhen me automjetet elektrike Range Rover.

DREJTIMI I NJË HIBRIDI ELEKTRIK

MAKSIMIZONI JETËGJATËSINË E BATERISË SUAJ

Ndiqni këto këshilla të thjeshta për një bateri më eficiente dhe me jetëgjatësi më të madhe.

Hibridi i ri me karikim Range Rover SV Intrepid duke u karikuar

SIGURI QË JU SHOQËRON NGADO

Ndryshe nga versioni shumë më i vogël i baterisë Litium-jonike të vendosur në laptopin apo telefonin tuaj celular, bateria Range Rover bazohet te sistemet e sofistikuara të ftohjes me lëng dhe një sistem buferik inteligjent për ta mbrojtur nga efektet e amortizimit nga karikimi i vazhdueshëm.

Ne ofrojmë garanci për baterinë e rikarikueshme në Range Rover Electric për tetë vjet ose 160.000km4, dhe për Hibridët Elektrikë Range Rover për tetë vjet ose 160.000km4 – cilado të ndodhë më parë.

APLIKACIONET TELEFONIKE TË DOMOSDOSHME

Ju keni akses të menjëhershëm te kontrollet dhe veçoritë kryesore të automjetit tuaj, në çdo kohë që ju nevojiten, nëpërmjet aplikacioneve Range Rover, Remote dhe Range Rover iGuide.

Faqja kryesore e aplikacionit Range Rover InControl
Telefon duke paraqitur statusin e karikimit të automjetit tuaj

APLIKACIONI REMOTE

Aplikacioni Range Rover Remote ju ofron kontroll të plotë të veçorive në automjetin tuaj hibrid elektrik, drejtpërdrejt nga telefoni juaj. Kyçja në distancë, statusi i karburantit, paracaktimi i kushteve në automjet, orari i karikimit dhe klima, mund të përcaktohen me vetëm një buton.

VAZHDONI TË EKSPLORONI

Pamje e pasme e Range Rover Sport duke udhëtuar nëpër rrugë malore

LLOGARITËSI I DISTANCËS PËR KARIKIM

Shihni distancën që mund të përshkoni duke u bazuar te faktorë të ndryshëm drejtimi dhe mjedisorë.
Pamje e pasme e automjetit Range Rover në terren të pashtruar

RRUGËTIMI DREJT DREJTIMIT ME ZERO EMETIME

Ne synojmë që të arrijmë zero emetime karboni deri në vitin 2039.

1Funksionet dhe opsionet e InControl Remote/iGuide dhe disponueshmëria e tyre mbeten në varësi të tregut, ndaj flisni me Shitësin tuaj të autorizuar për disponueshmërinë në tregun vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim i cili do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj i autorizuar. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.  

2Drejtuesit duhet të kenë kontroll të plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës.  

3Abonimet për karikimin, tarifat dhe pagesat për Range Rover menaxhohen nga dhe janë përgjegjësi e një ofruesi shërbimesh palë e tretë. Zbatohen terma dhe kushte.  

4Mbulimi i garancisë për automjetet hibride elektrike me karikim përpara vitit të 27-të të modelit mund të ndryshojë në varësi të tregut dhe modelit dhe hollësitë për këtë mund t’i gjeni pranë shitësit tuaj të autorizuar lokal. Zbatohen terma dhe kushte. Zbatohen përjashtime nga garancia. Për detaje të mëtejshme për garancitë e automjetit tuaj, duke përfshirë hollësitë për përjashtimet, ju lutemi t’i referoheni iGuide të pronarit.