Nëse i kushtoni më tepër vëmendje pozicionit të shpinës, shpatullave, bërrylave dhe kofshëve tuaja, si edhe sediles, pasqyrave dhe timonit, mund të keni një përvojë udhëtimi më të rehatshme në automjetin tuaj Range Rover.
Range Rover shquhet për sedilet e rehatshme që ofron për automjetet SUV për udhëtime të gjata. Interierët luksozë dhe teknologjia e avancuar e sedileve bëjnë të mundur që çdo udhëtim të jetë i kënaqshëm, pavarësisht nëse po shkoni në punë apo po udhëtoni në skajin tjetër të vendit. Të gjitha sedilet e Range Rover janë projektuar për t’ju ofruar mbështetje dhe rehati të shkëlqyer. Veçoritë si sedilet me ngrohje dhe ftohje, funksionet e masazhit dhe përshtatja në pozicione të ndryshme ju ndihmojnë të qëndroni në rehati dhe të ndiheni të çlodhur.
Për të gjetur pozicionin tuaj të duhur të qëndrimit, ndiqni këtë udhëzues nga Dr. Steve Iley, Drejtor i Përgjithshëm Mjekësor në JLR.
Së pari, zbrazni xhepat. Sendet e mëdha ndikojnë te pozicioni i qëndrimit ulur. Prandaj, vendoseni portofolin, telefonin ose çelësin e shtëpisë në një hapësirë të sigurt, në mënyrë që të përqendroheni te gjetja e pozicionit të rehatshëm. Së dyti, përshtatni këndet. Duhet ta vendosni fundshpinën sa më pranë pjesës shpinore të sediles. Duhet që të qëndroni ulur plotësisht në sedile, jo si në ajër.
Mendoni për lartësinë e sediles dhe distancën nga timoni, dhe më pas pozicionin e ulëses, e kështu me radhë. Ky proces zgjat vetëm pak minuta.
Dr. Iley thotë: “Njerëzit mendojnë se qëndrimi ulur është një pozicion çlodhjeje, në të cilin mund të qëndrosh përgjithnjë. Në fakt, nuk është kështu.”
Nëse automjeti drejtohet edhe nga persona të tjerë, cilësimet e kujtesës në automjete Range Rover të caktuara mund të jenë tepër të dobishme. Këto sisteme mund të mbajnë mend cilësimet e pozicionit të sediles për deri në tre persona. Nëse ju nuk jeni i vetmi person që përdor automjetin tuaj, mund t’i aktivizoni cilësimet tuaja të personalizuara me prekjen e një butoni.
Përshtatjet mund të përfshijnë lëvizjen përpara ose pas, lartësinë, pjerrësinë e pjesës shpinore, pozicionin e ulëses, gjatësinë e saj, si edhe përshtatjen e mbështetëses shpinore dhe anësore.
Mos harroni se është e rëndësishme që përshtatjet e pozicionit të sediles, timonit apo pasqyrave t’i kryeni vetëm kur automjeti të mos jetë në lëvizje. Mos i kryeni asnjëherë këto përshtatje, sado të vogla qofshin, kur automjeti është në lëvizje.
Nëse automjeti juaj Range Rover ka mbështetëse shpine të përshtatshme, vendoseni në një pozicion ku presioni i ushtruar nga vithet e deri te shpatullat të jetë i njëtrajtshëm, pra harku i shpinës suaj duhet të mbështetet në mënyrë të rehatshme. Në automjetet me përshtatje elektrike të mbështetëses së shpinës, ju mund të përdorni kontrolluesit përpara-pas dhe lart-poshtë për të gjetur pozicionin më të rehatshëm dhe mbështetës. Për automjetet me përshtatje manuale të mbështetëses së shpinës, rrotulloni dorezën rrumbullake në pjesën anësore të sediles për të gjetur pozicionin e duhur.
Parandaloni sforcimin e qafës duke u siguruar se pasqyra e brendshme dhe ato të dyerve janë pozicionuar siç duhet. Pasqyrat e jashtme mund të përshtaten si horizontalisht, po ashtu edhe vertikalisht. Kontrolli nëse pozicioni është i duhuri është shumë i lehtë: duhet të jeni në gjendje të shihni automjetet pas jush pa qenë e nevojshme të zgjatni qafën.
Edhe kur pozicioni juaj në sedilen e drejtuesit është i duhur, është e nevojshme që të kryeni pushime në udhëtime të gjata. Kodi Rrugor rekomandon pushimin për të paktën 15 minuta çdo dy orë. Nuk mjafton që thjesht të ndaloni automjetin për disa minuta.
Kur të bëni pushim, duhet të ndryshoni pozicionin, të dilni nga automjeti dhe të bëni një ecje të shkurtër. Disa minuta larg timonit mund të jenë tepër ndihmuese. Pushimi do t’ju ndihmojë edhe të përqendroheni më mirë, duke rritur sigurinë dhe rehatinë gjatë udhëtimit tuaj.
Gjetja e pozicionit të duhur gjatë drejtimit të mjetit është e rëndësishme për shëndetin, rehatinë dhe sigurinë tuaj. Për këtë arsye, ekspertët e ergonomisë në Range Rover përpiqen të përcaktojnë pozicionin më të mirë të drejtimit që prej fillimit të secilit model, duke përcaktuar me kujdes vendosjen ekzakte të pedaleve, timonit dhe sediles.
1Vetëm telefonat inteligjentë të përputhshëm. Në varësi të disponueshmërisë së tregut të platformave nga ofrues palë e tretë dhe sinjalit të telefonit celular.