Një mjedis për të zhvilluar krijimtarinë tuaj. Bëhuni pjesë e një prej studiove tona frymëzuese të dizajnit, një hapësirë ku mjeshtëria ndërthuret me vizionin.
Pasi të keni zgjedhur të krijoni një Range Rover ose Range Rover Sport, një nga ekspertët e posaçëm të SV Bespoke do t’ju udhëheqë nëpër të gjithë hapat, duke ju përfshirë plotësisht në procesin krijues. Ju do t’i shihni ngjyrat me sytë tuaj, do të ndieni butësinë e plotë të lëkurave cilësore dhe freskinë qetësuese të lustrave prej qeramike në duart tuaja, dhe do të realizoni krijimin tuaj.
Kjo përvojë ka të bëjë me rrugëtimin po aq sa edhe me destinacionin.
Çdo lakim, çdo lustër dhe çdo detaj është një vepër arti. Një kryevepër që nuk shërben vetëm për të përshkuar botën, por për të ndryshuar mënyrën se si perceptohet prej saj.
Një kabinë pa kufizime. Rrethohuni na rehatia dhe cilësia, të përshtatura sipas dëshirave tuaja.
Çdo qepje, rimeso dhe lustër është punuar me kujdes nga artizanë të vetëdijshëm se luksi gjendet te detajet. Nga druri i lustruar me dorë e deri te lëkurat cilësore dhe detajet metalike të posaçme, çdo element rrëfen një histori, tuajën.
Eksploroni mundësitë e panumërta të SV Bespoke.
STATEMENT ON CYBER INCIDENT
JLR has been impacted by a cyber incident. We took immediate action to mitigate its impact by proactively shutting down our systems. We are now working at pace to restart our global applications in a controlled manner. At this stage there is no evidence any customer data has been stolen but our retail and production activities have been severely disrupted.