INOVACION QË TEJKALON KUFIJTË

INOVACION QË TEJKALON KUFIJTË

Sportski stav i dinamična sposobnost podignuti su na novu razinu.
Krijuar nga përpjekjet tona të palodhura drejt përsosmërisë, Range Rover Sport SV është një shpërfaqje e re mbresëlënëse e inovacionit që tejkalon kufijtë.

SISTEMI I SUSPENSIONIT MË DINAMIK I RANGE ROVER

Zotëroni kontroll më të madh ndaj performancës së SV tuaj.

Duke zëvendësuar shufrat e zakonshme kundër rrotullimit me një qark hidraulik të sofistikuar, sistemi i suspensionit 6D Dynamics ofron nivele të shkëlqyera mbështetjeje ndaj rrotullimit dhe reduktim të konsiderueshëm të zhvendosjes gjatë akselerimit dhe frenimit. Në fakt, ky sistem i ri, i pari në botë, kontrollon rrotullimin në mënyrë aq efektive sa mundësohet 1.1g akselerim lateral në gomat për të gjitha stinët.

Rezultati është Range Rover Sport më aktiv dhe angazhues.

SISTEMI I SUSPENSIONIT MË DINAMIK I RANGE ROVER

Krahas kursimit të peshës prej 8kg krahasuar me sistemet e zakonshme kundër rrotullimit, suspensioni 6D Dynamics reagon në mënyrë inteligjente ndaj stileve të ndryshme të drejtimit, duke ju ofruar një sërë karakteristikash manovrimi në përshtatje me mjedisin tuaj aktual.

Modaliteti SV i ri vjen me kalibrim unik për rezistencën e rrotullimit, rezistencën e zhvendosjes, kompresionin dhe amortizimin e zgjatjes-rikthimit të suspensionit si dhe me ulje të makinës 15mm më poshtë për të siguruar një drejtim dinamik të shkëlqyer.

Dhe për shkak se automjeti qëndron në pozicion më të sheshtë dhe pesha shpërndahet në mënyrë më të barabartë, pjesës së pasme i kanalizohet fuqi frenimi më e madhe për një performancë frenimi më të mirë.

Kjo është rehatia dhe aftësia më e lartë e udhëtimit që mund të prisni nga një automjet Range Rover, me rrotullimin dhe rezistencën e reduktuar që pritet nga një automjet sportiv.

DISQET E PARA 23” PREJ KARBONI

Kursim peshe, forcë dhe rezistencë domethënëse. Atributet që tejkalojnë kufijtë e dinamikave të drejtimit janë të gjitha të pranishme në disqet SV 23” prej karboni. Krijuar pas tri vitesh zhvillimi dhe testimi rigoroz, këto disqe përfaqësojnë fokusin e vazhdueshëm te përsosmëria.

DISQET E PARA 23” PREJ KARBONI

Me një dizajn novator me ndarje dhe me pesë spica, të mundësuar nga shtresëzimi i hollësishëm i thurjeve të fibrave të karbonit, grupi i disqeve të kombinuara ofron kursim peshe prej 21kg krahasuar me ekuivalentin prej alumini të farkëtuar. Kjo përkthehet në akselerim dhe ngadalësim më të shpejtë, shkathtësi të përmirësuar dhe shpenzim ekonomik karburanti më të mirë.


Forca dhe rezistenca e lartë, të ofruara nga struktura novatore prej kompoziti karboni dhe procesi i profilizimit përkthehen në stabilitet drejtimi më të madh. Ky disk sfidon kufijtë e dinamikave të drejtimit dhe përmirëson përvojën e drejtuesit në rrugë të shtruara dhe të pashtruara.


KONTROLL I PËRSOSUR FALË PROFILIT TË SIPËRFAQES SË GOMAVE

Range Rover Sport SV është Range Rover i parë në histori me konfigurim diferencial disqesh, me madhësi gomash të përparme 285mm dhe gomash të pasme 305mm, që ofrojnë forcë fërkimi dhe kontroll shtesë.

Range Rover Sport SV

FRENA CARBON CERAMIC.
TË PARAT PËR RANGE ROVER.

Zhvilluar në bashkëpunim me liderin botëror të teknologjisë së frenave, Brembo, Range Rover Sport SV vjen me një sistem frenimi unik Integrated Power Booster (IPB) për performancë ndalimi të pakrahasueshme.


Projektuar për rezistencë më të madhe ndaj temperaturave të larta dhe shpërndarje presioni të pashoqe, ky sistem frenimi me performancë të lartë siguron fuqi të jashtëzakonshme, rezistencë ndaj rrëshqitjes dhe konsumim të reduktuar. Kalibruar nga ekipi i SV për të siguruar pedalet më reaguese ndonjëherë në një automjet Range Rover.

FRENA CARBON CERAMIC. TË PARAT PËR RANGE ROVER.

Mbështetur tek aplikimi i teknologjisë së Formula 1, disqet 440mm të frenave janë më të mëdhatë të vendosura ndonjëherë në një automjet serie.


Duke garantuar forcë dhe rezistencë mekanike të lartë, materiali qeramik i lehtë i secilës frenë përforcohet me fibra karboni dhe përfshin një shtresë shtesë qeramike për rritjen e fërkimit në të dyja sipërfaqet e diskut. Masa pa suspension reduktohet ndjeshëm me 34kg në të katërta këndet.

NOVACION QË TEJKALON KUFIJTË

Pavarësisht nxehtësisë së madhe të krijuar nga sesionet intensive në pistë dhe testimit nën dyfishin e kërkesave të standardit AMS (Automotive Sport), konfigurimi unik i kryqëzuar me tetë pistona ofron qarkullim të optimizuar të presionit të pedaleve dhe një rezistencë ndaj rrëshqitjes që ua tejkalon shumicës së automjeteve sportive.


MODELI RANGE ROVER MË I FUQISHËM.

Përjetoni performancën ekskluzive të SV.


Range Roverov Sport SV, 4,4-litreni benzinski motor V8 MHEV isporučuje uzbudljivih 635 KS, okretni moment od 800 Nm i 0 – 100 km/h za 3,6 sekundi*.

Asistuar nga turbocharger-at (sistem induksioni të detyruar) paralelë me ndarje dyshe, për fuqi reaguese dhe shtytje më të madhe në kapacitetin e rrotullimeve të motorit (rev range), Range Rover Sport SV siguron manovrueshmëri të përmirësuar, dhe fuqi maksimale dhe eficiencë më të lartë krahasuar me Range Rover V8 të mëparshëm.

Çdo cilindër vjen me teknologjinë e spërkatjes së hapësirës boshe (spray bore), duke zëvendësuar shtresat veshëse të zakonshme prej çeliku me një shtresë metalurgjike të spërkatur në trashësi jashtëzakonisht të vogël. Kjo metodë redukton peshën dhe fërkimin, ndërsa përmirëson transferimin e nxehtësisë dhe eficiencën termike. Valvula e lëvizshme Valvetronic dhe sistemi i dyfishtë i aktivizimit të valvulave VANOS asistojnë funksionin e shufrës aktivizuese të valvulave për performancë djegieje optimale.

Në Modalitetin e nisjes dinamike, sistemi MHEV rrit performancën nëpërmjet asistencës elektronike për të mundësuar akselerimin më reagues të automjetit.

Në aspektin akustik, Range Rover SV tingëllon po aq cilësisht sa dhe drejtohet. Sistemi aktiv i marmitës përfshin valvula të kontrolluara elektronikisht në dy stade për të mundësuar një pulsim funksional dhe të moduluar me hapje më të lehta të valvulave motorike.

Kur Modaliteti SV është i aktivizuar, hartëzimi ndryshon drejt një konfigurimi më të orientuar nga performanca, duke i lejuar valvulat e marmitës të hapen dhe të qëndrojnë hapur më shpesh. Me shpejtësi më të madhe motori dhe qarkullim ajri më të madh dhe të qëndrueshëm, karakteri i mprehtë dhe i fuqishëm i SV rezonon me efekt të plotë teatral.

Range Rover Sport SV Edition One

PËRVOJA ZANORE MË PËRFSHIRËSE

Ndiejeni fizikisht tingullin e muzikës suaj. Me një gamë më të prekshme dhe të gjerë sesa bokset e zakonshme, ndenjëset e përparme Body and Soul të SV, të mundësuara nga SUBPAC™, e konvertojnë tingullin në bas fizik thellësisht përfshirës dhe të larmishëm.

PËRVOJA ZANORE MË PËRFSHIRËSE

E përdorur nga producentët muzikorë profesionistë dhe dizajnerat zanorë në mbarë botën, teknologjia vibrotaktile e SUBPAC™ kombinon softuerët optimizues AI me dy amplifikatorë haptikë dhe katër transduktorë të integruar.

Plotësuese e Sistemit Zanor Karakteristik Meridian me 29 bokse të automjetit. Kjo është një risi plotësisht revolucionare e sistemit zanor automobilistik dhe një ndryshim në përjetimin e muzikës për ju.

Me gjashtë modalitete mirëqenieje, që variojnë nga ‘qetë’ në ‘energjizues’, testimi biometrik ka treguar se ndenjëset Body and Soul ofrojnë përfitime të matshme për pasagjerët, duke përfshirë reduktim të stresit dhe përmirësim të përqendrimit.

Mbështetur nga njoftime sigurie intuitive, ndenjëset Body and Soul të SV ju ofrojnë përvojën zanore më personale dhe përfshirëse në çdo udhëtim.

VAZHDONI TË EKSPLORONI

RANGE ROVER SPORT SV I RI

NOVI RANGE ROVER SPORT SV EDITION TWO

Emocionues, dinamik dhe i fuqishëm.
OPERACIONET E VEÇANTA TË AUTOMJETIT

SV

Luks i pakonkurrueshëm. Performancë e pakrahasueshme.
MODELET RANGE ROVER SPORT

MODELET RANGE ROVER SPORT

Koleksioni më i fundit.

*Deri në 800 nm çift rrotullues dhe 0-60 në 3,6 sekonda kur përdorni motorin e kombinuar dhe daljen MHEV, modalitetin dinamik të nisjes, rrotat e karbonit dhe frenat qeramike të karbonit.


** Aksesorët dhe artikujt e tjerë të montuar pas pikës së prodhimit do të ndikojnë në ngarkesën. Sigurohuni që pesha bruto e automjetit dhe ngarkesat maksimale të boshtit të mos tejkalohen kur ngarkoni automjetin me aksesorë, pasagjerë, lëngje dhe lëndë djegëse dhe ngarkesë.