EKSPLORONI

RANGE ROVER
EKSPLORONI

DIZAJN I PËRSOSUR

Range Rover L460 22MY
KLIKONI PËR TË BASHKËVEPRUAR
EKSTERIER ELEGANT

EKSTERIER ELEGANT

Një paraqitje bashkëkohore, dizajni minimalist nuk përmban detaje të panevojshme, çka mundëson një pamje elegante dhe moderne.
A REFINED EXTERIOR
DISTINGUISHED DESIGN

RAFINIM ELEGANT

Me interier modern dhe të sofistikuar, të mundësuar nga natyra minimaliste fine dhe qasja intuitive ndaj teknologjive përkatëse.

LËKURA LUKSOZE

Përzgjidhni nga gama e lëkurave të kategorive të ndryshme, të gjitha me elegancën dhe rafinimin e pritshëm. Të disponueshme në pesë ngjyra.

MATERIALE TË QËNDRUESHME

Alternativat luksoze, jo prej lëkure, të tekstilit KvadratTM dhe UltrafabricsTM ofrojnë materiale të buta me pamje moderne.

FINITURA TË POSAÇME

Përshtateni interierin sipas stilit tuaj personal nëpërmjet alternativave të lustrave fine dhe gamës së materialeve dhe finiturave.

FINESË DHE ELEGANCË

UDHËTIM I RAFINUAR

UDHËTIM I RAFINUAR

Nga Dyert me asistencë elektrike* te ndenjëset me masazh ‘me gurë të nxehtë’, çdo aspekt i Range Rover ofron një përvojë udhëtimi luksoze.
ANULIMI AKTIV I ZHURMËS

ANULIMI AKTIV I ZHURMËS

Anulimi aktiv i zhurmës i gjeneratës së re eliminon zhurmat, dridhjet dhe shpërqendrimet e padëshiruara. Realizuar nëpërmjet bokseve të cilësisë më të lartë, të vendosura te mbështetëset e kokës, që krijojnë hapësira individuale qetësie për rafinim të përsosur të kabinës.
CABIN AIR PURIFICATION PRO

CABIN AIR PURIFICATION PRO

Filtrimi PM2,5 dhe teknologjia nanoeTMX reduktojnë ndjeshëm aromat, bakteret dhe alergjenët, duke përfshirë dhe virusin1 SARS-CoV-2, ndërsa2 Menaxhimi i CO përmirëson mirëqenien dhe vigjilencën nëpërmjet monitorimit të niveleve brenda kabinës.
KONTROLLI I KLIMËS ME KATËR ZONA

KONTROLLI I KLIMËS ME KATËR ZONA

Me kontrolle të veçanta për drejtuesin, pasagjerin e përparmë dhe kontrolle në secilën anë të radhës së dytë, Kontrolli i klimës me katër zona ju mundëson përcaktimin e temperaturës dhe intensitetit të qarkullimit të ajrit sipas parapëlqimit tuaj.

TEKNOLOGJI INTUITIVE

PIVI PRO I GJENERATËS SË RE

PIVI PRO I GJENERATËS SË RE

Sistemi i informacionit dhe argëtimit Pivi Pro, i vlerësuar me çmim, është sistemi ynë më intuitiv. Përfshin të gjitha kontrollet në një Ekran të vetëm me prekje, duke ofruar lidhje të lehtë me telefonat inteligjentë dhe një gamë alternativash drejtimi të lidhur.
SISTEM ZANOR GJITHËPËRFSHIRËS

SISTEM ZANOR GJITHËPËRFSHIRËS

MeridianTM është Sistemi zanor karakteristik, që ofron riprodhim tingulli real. Përforcuesi i zërit dhe 34 bokset krijojnë një përvojë zanore gjithëpërfshirëse në çdo ndenjëse, falë teknologjisë MeridianTM Trifield 3D.
PRAKTICITET I LIDHUR

PRAKTICITET I LIDHUR

Paketa Online mundëson lidhje të thjeshtë me Hotspot-in e Wi-Fi dhe aplikacionet e integruara, si Amazon Alexa. Përditësimet e programeve nëpërmjet internetit (SOTA) e mbajnë automjetin tuaj të përditësuar.
KONTROLLE NË NDENJËSET E PASME

KONTROLLE NË NDENJËSET E PASME

Lërini pasagjerët të kontrollojnë Sistemin e argëtimit në ndenjëset e pasme dhe veçoritë e rehatisë nëpërmjet panelit të kontrollit me prekje 8 inç, të vendosur në mbështetëset e krahut të radhës së dytë të ndenjëseve të pasme të Klasit ekzekutiv.
ASISTENCA E DREJTUESIT

ASISTENCA E DREJTUESIT

Përzgjidhni nga gama e veçorive të projektuara për ta bërë drejtimin dhe parkimin më të lehtë. Me një sërë teknologjish novatore të disponueshme për të përmirësuar përvojën tuaj gjatë drejtimit. 
FENERË TË PËRPARMË LED DIGJITALË

FENERË TË PËRPARMË LED DIGJITALË

Shihni më mirë gjatë natës, me qartësi dhe pamje të përmirësuar. Fenerët e përparmë LED digjitalë me vendosjen karakteristike të dritave DRL, Projeksioni i imazhit dhe Ndriçimi i përparmë i përshtatshëm përdorin të dhëna navigimi për të ndjekur me kujdes rrugën para.
Rezervo një test drive

PERFORMANCË E PËRMIRËSUAR

HIBRID ELEKTRIK

HIBRID ELEKTRIK

I disponueshëm si hibrid elektrik me karikim (PHEV) dhe distancë më të gjatë. Motori me karburant Ingenium me 6 cilindra dhe kapacitet 3,0 litra, me motor elektrik 105kW, vjen me variantet P460e ose P550e. Nëpërmjet karikimit të shpejtë me DC ju mund të arrini një karikim deri në 80 për qind në më pak se një orë.

SPECIFIKAT E HIBRIDIT ELEKTRIK **

DISTANCA PËR KARIKIM ELEKTRIK (DERI NË)

121 KM

WLTP. Distanca e pritshme reale deri në 94km. 

EMETIMET2 E CO (NGA)

16 G/KM

Zero emetime nga marmita në modalitetin EV (elektrik).

KARIKIM PUBLIK (NGA) 

<60 MINUTA

Karikim deri në 80 për qind për më pak se një orë duke përdorur karikimin e shpejtë me DC

KARIKIM NGA SHTËPIA

5 ORË

Deri në 100 për qind duke përdorur një karikues shtëpiak AC 7kW.
KONTROLL I THJESHTË

KONTROLL I THJESHTË

Adaptive Dynamics ju mundëson një përvojë drejtimi të lehtë dhe kontroll të shkëlqyer nëpërmjet monitorimit të lëvizjeve të trupit dhe timonit deri në 500 herë në sekondë, dhe optimizimit të vazhdueshëm të konfigurimeve të amortizatorit.
DREJTIM I KONTROLLUAR

DREJTIM I KONTROLLUAR

Diferenciali aktiv elektronik i angazhimit të aksit të pasmë ofron përfitimin shtesë të një force fërkimi më të madhe në kënde dhe rezistencë më të madhe jashtë rruge, duke kontrolluar rrëshqitjen ndërmjet rrotave në aksin e pasmë.
FUQI E BALANCUAR

FUQI E BALANCUAR

Vektorimi rrotullues nëpërmjet frenimit siguron kthim të kontrolluar në kënde dhe manovrim të kontrolluar në kthesa të forta. Sistemi i diferencialit elektronik dhe frenimit balancojnë shpërndarjen e forcës rrotulluese të motorit ndërmjet të katërta rrotave në kthesa.
REHATI E PAQTË

REHATI E PAQTË

Suspensioni elektronik i ajrit përgatit automjetin Range Rover për kthesat, duke siguruar rehati të paqtë. Dynamic Response Pro përmirëson manovrimin nëpërmjet kontrollit aktiv elektronik të rrotullimit (eARC), duke përmirësuar performancën në rrugë.

AFTËSI E JASHTËZAKONSHME

DREJTIM ME TË GJITHA RROTAT
SISTEM SUSPENSIONI AJRI ELEKTRONIK
PROGRAME TË KONFIGURUESHME

PERSONALIZIM I POSAÇËM

Charente gri (Metalik premium) | Autobiography | Interaks standard me pesë vende

I PERSONALIZUAR OSE I GATSHËM PËR T’U POROSITUR

Përzgjidhni modelin, motorin dhe paketën e specifikave përpara personalizimit të automjetit tuaj nëpërmjet alternativave të bojës, rrotave/disqeve dhe opsioneve të interierit.
UNIK PËR JU

UNIK PËR JU

Një gamë alternativash paketash dhe aksesorësh. Alternativa ngjyrash, disqesh dhe tavanesh. Ky është Range Rover juaj.

VAZHDONI TË EKSPLORONI

MODELET E RANGE ROVER

MODELET E RANGE ROVER

Shikoni gamën e plotë të modeleve.
RANGE ROVER SV

RANGE ROVER SV

I rafinuar. Luksoz. Ekskluziv.
SPECIFIKAT

SPECIFIKAT

Shikoni faktet dhe shifrat.

*Shifrat e dhëna janë të përllogaritura sipas NEDC2 nga testet zyrtare WLTP të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. Shifrat e CO,2 dhe shpenzimit ekonomik të karburantit mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë, si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, montimi i rrotave dhe aksesorët e montuar. NEDC2 janë shifra të llogaritura duke përdorur një formulë qeveritare nga shifrat WLTP ekuivalente me ato të testit të vjetër NEDC. Më pas mund të zbatohet trajtimi i duhur tatimor.


Shihni shifrat mbi WLTP-në.
Shifrat e dhëna janë rezultat i testeve zyrtare të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. Shifrat e CO,2 dhe shpenzimit ekonomik të karburantit mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë, si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, montimi i rrotave dhe aksesorët e montuar.


1 Makina juaj është e përgatitur për Apple CarPlay. Shërbimet e ofruara nga Apple CarPlay varen nga disponueshmëria e veçorive në vendin tuaj, ju lutemi shikoni www.apple.com/uk/ios/feature-availability/#apple-carplay për më shumë informacion.

2 Makina juaj është e përgatitur për Android Auto. Shërbimet e ofruara nga Android Auto varen nga disponueshmëria e veçorive në vendin tuaj, ju lutemi shikoni www.android.com/auto/ për më shumë informacion.

3 Land Rover Remote përmban shërbime abonimi që mund të zgjaten pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i Land Rover. Aplikacioni Land Rover Remote do të duhet të shkarkohet nga Apple App Store/Google Play Store.

4 Për sistemin Connected Navigation, do të nevojitet abonim i mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i Land Rover.

5 Kërkon xham të përparmë me zbutje të dritës së diellit në disa tregje.

6 Përditësimet kërkojnë lidhje me internetin.

7 Mund të zbatohet politika e përdorimit të drejtë. Përfshin abonim 1-vjeçar i cili mund të zgjatet pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj Land Rover.

8 Zbatohet politika e përdorimit të drejtë. Pasi është përdorur 20GB internet brenda një muaji, shpejtësia dhe funksionaliteti i internetit në automjet mund të ulet për pjesën tjetër të muajit.
Për detaje të Politikës së përdorimit të drejtë lidhur me këtë veçori, ju lutemi, referojuni Kushteve të InControl Pivi Pro në https://www.landrover.com/pivi-pro-terms.
Koha e transmetimit varet nga ofruesi i transmetimit dhe cilësia e përmbajtjes së videos.
Videoja HD do të rrisë ndjeshëm përdorimin e internetit.


Veçoritë në makinë duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë. Drejtuesit duhet të sigurohen që të kenë kontroll të plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës.


Veçoritë opsionale dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojnë sipas specifikave të automjetit (modeli dhe grupi i fuqisë), ose të kërkojnë instalimin e veçorive të tjera për t'u përshtatur. Ju lutemi, kontaktoni shitësin tuaj lokal për më shumë detaje ose konfigurojeni automjetin tuaj në internet.


Funksionet, opsionet e Pivi-t dhe InControl-it, shërbimet e palëve të treta dhe disponueshmëria e tyre, mbeten në varësi të tregut - kontaktoni shitësin tuaj të Land Rover për disponueshmërinë e tregut vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim, i cili do të duhet të rinovohet më tej pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja e rrjetit celular nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura.


Apple CarPlay është një markë tregtare e Apple Inc. Mund të zbatohen kushtet e Apple Inc për përdoruesin fundor.
Android Auto është një markë tregtare e Google LLC. Meridian është një markë tregtare e regjistruar e Meridian Audio Ltd. Trifield dhe pajisja three fields/tri fushat është një markë tregtare e Trifield Productions Ltd.
NanoeTM është një markë tregtare e Panasonic Corporation.