DREJTIMI NË MODALITET ELEKTRIK DHE HIBRID ELEKTRIK

DREJTIMI NË MODALITET ELEKTRIK DHE HIBRID ELEKTRIK

E NJËJTA NDJESI VENDOSMËRIE. NJË DIMENSION I RI RAFINIMI

Mbi 75 vite kapacitet dhe përvojë, të plotësuara nga eleganca dhe performanca e fuqisë elektrike.

Kjo ndërthurje bën të mundur një nivel të ri rafinimi për automjetet e fuqishme të cilave u besoni udhëtimet tuaja.

KARIKIM DHE KAPACITET

Forca e menjëhershme e rrotullimit të motorit që ofrohet nga drejtimi në modalitet elektrik dhe hibrid elektrik përdoret për të përmirësuar kapacitetin e shkëlqyer për ngjitje në pjerrësi të rrëshqitshme dhe sipërfaqe shkëmbore.1.

Sa i përket kalimit nëpër përrenj dhe rrugë të përmbytura, automjetet tona më të reja elektrike dhe hibride elektrike mund të zhyten deri në një thellësi maksimale nga 500mm deri në 900mm, në varësi të modelit.2.
KARIKIM DHE KAPACITET

UDHËTIM JO I ZHURMSHËM NË RRUGËT E QYTETIT

Gjatë udhëtimit nëpër xhunglën urbane, drejtimi në modalitet elektrik ju mundëson përshkimin e çdo kilometri me zero emetime nga marmita dhe thuajse në qetësi të plotë. Kjo është fuqia e një automjeti Land Rover në formën e saj më të pastër.

RIMORKIMI ME NJË AUTOMJET ELEKTRIK OSE HIBRID ELEKTRIK

Të gjitha automjetet tona, përfshirë ato elektrike dhe hibride elektrike, janë të pajisura me kapacitet rimorkimi të jashtëzakonshëm.

Automjeti Kapaciteti maksimal i rimorkimit3 Rulotë (1,300 - 1,800kg)3 Kontejner për kuaj dhe një kalë (1,200 - 1,700kg)3 Motoskaf dhe rimorkio (1,600 - 2,000 kg)3
Range Rover elektrik TBC Po Po Po
Range Rover hibrid elektrik 3,000kg Po Po Po
Range Rover Sport hibrid elektrik 3,000kg Po Po Po
Range Rover Velar hibrid elektrik 2,000kg Po Po Po
Range Rover Evoque hibrid elektrik 1,600kg Deri në 1,600kg Deri në 1,600kg Jo
Discovery Sport hibrid elektrik 1,600kg Deri në 1,600kg Deri në 1,600kg Jo
Defender hibrid elektrik 3,000kg Po Po Po

Pesha e një rulote të përshtatshme për familje (4-6 persona), kontejneri për kuaj me përmasë mesatare me një kalë dhe një motoskaf dhe rimorkio shërbejnë vetëm si shembuj ilustrues.

AUTOMJETET E ELEKTRIFIKUARA

Eksploroni gamën e automjeteve tona elektrike dhe hibride elektrike, që paraqesin vizionin tonë të kapacitetit dhe luksit modern.
AUTOMJETET E ELEKTRIFIKUARA

VAZHDONI TË EKSPLORONI AUTOMJETET ELEKTRIKE DHE HIBRIDE ELEKTRIKE

KARIKIMI

KARIKIMI

Duke filluar nga koha e karikimit e deri te reduktimi i kostove, mësoni gjithçka ju nevojitet rreth karikimit të automjetit tuaj hibrid elektrik në shtëpi ose në destinacion.
GAMA E AUTOMJETEVE ELEKTRIKE

GAMA E AUTOMJETEVE ELEKTRIKE

Asnjë distancë nuk është e pamundur. Shihni se si mund ta maksimizoni distancën e përshkuar në çdo udhëtim.

Sekuenca jashtë rruge në tokë private/të posaçme me leje të plota.

1Përdorimi i automjetit në rrugë të pashtruara dhe i shpejtësisë së ulët do të ndikojë ndjeshëm te distanca e përshkuar në modalitetin elektrik.

2Gjithmonë kontrolloni itinerarin dhe daljen përpara zhytjes në ujë.

3Në varësi të posedimit të patentës për kategorinë e parashikuar nga drejtuesi.