EKSPLORONI MODELIN DEFENDER

EKSPLORONI MODELIN DEFENDER
Defender L663 90 22MY
KLIKONI PËR TË BASHKËVEPRUAR

DIZAJN PLOT KARAKTER

Proporcione moderne dhe tërheqëse. Sipërfaqe minimaliste të sofistikuara. Kofano e ngritur, grilë e gdhendur dhe detaje precize.
Rezervo një test drive
Range Rover Defender interior

MODERN DHE I QËNDRUESHËM

Një zbatim mjeshtëror i qëndrueshmërisë dhe funksionimit. Pjesa e interierit është veshur me Powdercoat me qëndrueshmëri të lartë, për të siguruar se pjesa e brendshme e automjetit do të jetë po aq rezistente sa ajo e jashtme.
Rezervo një test drive

NJË MODEL IKONIK I RIKONCEPTUAR

DEFENDER 130 OUTBOUND

Kombinimi i përsosur i kapacitetit dhe rehatisë. Shkoni më tej dhe eksploroni më gjatë me hapësirën për çlodhje, fjetje dhe ruajtje inteligjente.
Rezervo një test drive

I QËNDRUESHËM DHE I BESUESHËM

TESTUAR DERI NË EKSTREM

Shasia monokoke e lehtë është krijuar me inxhinieri dhe testuar në nivele ekstreme në mbarë botën, me mbi 73.000 prova përgjatë 3,9 milionë kilometrash. Ky është modeli Defender më i fuqishëm.

KAPACITETI MBAJTËS

Pa asnjë kompromis. Kapaciteti i ngarkesës dinamike përballon deri në 168kg**. Ndërsa kapaciteti i ngarkesës statike, që përballon deri në 300kg** ju mundëson ta shijoni më shumë aventurën tuaj. Kështu, nëse dëshironi ta kaloni natën jashtë, tenda mbi kabinë jua bën këtë të mundur.

PIVI PRO

Qëndroni lidhur me sistemin tonë të argëtimit dhe informacionit Pivi Pro3, i vlerësuar me çmim. Qëndroni në kontroll me Ekranin qendror me prekje 11,4 inç, duke krijuar një ambient fin dhe elegant me funksionalitetin e përshtatjes së volumit, klimës dhe ndenjëseve.
SISTEM ZANOR GJITHËPËRFSHIRËS

SISTEM ZANOR GJITHËPËRFSHIRËS

Dëgjojeni muzikën si t’jua ketë ënda me Sistemin zanor gjithëpërfshirës MeridianTM . 14 bokset dhe amplifikatorët me kanal të dyfishtë përhapin tinguj të lartë të pastër si kristali dhe nota basi të thella dhe të plota nëpër të gjithë kabinën.
PRAKTICITET I LIDHUR

PRAKTICITET I LIDHUR

Pajisur për aventura të jashtëzakonshme, Paketa Online4 ju mban të lidhur me akses tek aplikacione si Amazon Alexa dhe Spotify, ndërsa teknologjia e Përditësimit të programeve nëpërmjet internetit (SOTA) e mban automjetin tuaj të përditësuar.
PAMJE TË PAPENGUARA

PAMJE TË PAPENGUARA

Shihni pjesën e pasme të rrugës së përshkuar me pasqyrën e brendshme ClearSight5. Pavarësisht nëse në automjet ndodhen pajisje apo pasagjerë të gjatë në pjesën e pasme, paneli i videos në kohë reale ju siguron pamje të qartë.
ASISTENCA E DREJTUESIT

ASISTENCA E DREJTUESIT

Përzgjidhni nga gama e veçorive të projektuara për ta bërë drejtimin dhe parkimin më të lehtë. Me një sërë teknologjish novatore të disponueshme për të përmirësuar përvojën tuaj gjatë drejtimit.

PERFORMANCË E FUQISHME

HIBRIDI ELEKTRIK DEFENDER

Mos bëni kompromise me hibridin elektrik me karikim (PHEV) Defender. Ky model ofron një distancë për karikim elektrik të certifikuar, që arrin deri në 51km**. Me një distancë reale për karikim deri në xx. Ajo mundëson një distancë reale drejtimi të përgjithshme deri në 760km**. Gjithashtu, mund të karikohet shpejt me DC nga 0 në 80 për qind në 30 minuta.

SPECIFIKAT E HIBRIDIT ELEKTRIK

DISTANCA PËR KARIKIM ELEKTRIK (DERI NË)**

51 KM

Distanca e pritshme reale sipas WLTP-së, deri në 43km.

0-100 KM/H

5,6 SEKONDA

0-60 mph në 5,4 sekonda.

KARIKIM PUBLIK (NGA)

0,5 ORË

Karikim i shpejtë me DC nga 0 në 80 për qind në rreth 30 minuta.

KAPACITETI I RIMORKIMIT (DERI NË)

3.000 KG

Përzgjedhja e motorit mund të ndikojë te kapaciteti i rimorkimit.

UNIK PËR JU

Gati për çdo mjedis, përmirësoni kapacitetin dhe qëndrueshmërinë e automjetit tuaj Defender me alternativat e paketave tona të aksesorëve.
UNIK PËR JU

VAZHDONI TË EKSPLORONI

MODELET DEFENDER

MODELET DEFENDER

Shikoni gamën e plotë të modeleve.
SPECIFIKAT

SPECIFIKAT

Shikoni faktet dhe shifrat.

**Shihni shifrat mbi WLTP-në

Shifrat e dhëna janë rezultat i testeve zyrtare të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së, të kryera me një bateri plotësisht të karikuar. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. Shifrat për CO,2shpenzimin ekonomik të karburantit, konsumin e energjisë dhe shifrat e distancës mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë, si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, montimi i rrotave, aksesorët e vendosur, itinerari konkret dhe gjendja e baterisë. Shifrat e distancës për karikim bazohen në automjetin që kalon në një rrugë të standardizuar.

*I lagësht: Vëllimi i matur duke simuluar hapësirën e ngarkesës të mbushur me lëng.

**Defender 110 dhe 130 me rrota për jashtë rruge (off-road). Nuk disponohet në modelet Defender V8.

*Shpejtësia maksimale është 191km/h (119mph) kur përdoren rrota 20 inç.

1I papërshtatshëm me sistemin Front Expedition Protection ose Pjesën e përparme mbrojtëse me format ‘A’.

2Gjithmonë kontrolloni itinerarin dhe daljen përpara zhytjes në ujë.

3Për sistemin Connected Navigation, do të nevojitet abonim i mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i Land Rover.

4Mund të zbatohet politika e përdorimit të drejtë. Abonim standard 1-vjeçar, i cili mund të zgjatet pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj Land Rover.
5Në varësi të rregulloreve vendore. Nëse përdoruesit bifokalë ose varifokalë nuk mund ta rregullojnë lehtësisht fokusin në imazhin digjital të pasqyrës së pasme ClearSight, ata në çdo kohë mund të kthehen në modalitetin e pasqyrës së zakonshme të pasme.