PROGRAMI YNË GLOBAL PËR SHITJET DIPLOMATIKE

Programi ynë Global për Shitjet Diplomatike ofron akses te specifikat globale të automjeteve, çmime ekskluzive, ekip shërbimi të posaçëm dhe mbështetje garancie të plotë.

NIVELI MË I LARTË I LUKSIT DHE SHËRBIMIT

Projektuar me ju në mendje, Programi ynë Diplomatik siguron që personat e përzgjedhur do të kenë akses te të gjitha specifikat e automjeteve për tregun e tyre përkatës dhe mund të përfitojnë nga alternativat e dorëzimit në mbarë botën. Gjithashtu, ai ofron çmime preferenciale për individët e përzgjedhur dhe një mbështetje të veçantë me shërbime falë ndihmës së Partnerit tonë Global të Shitjeve Diplomatike AM Capurro.

Për t’u përzgjedhur për këtë shërbim, duhet të ushtroni detyrën e diplomatit, anëtarit të një organizate ndërkombëtare që përfaqëson vendin përkatës jashtë ose një mision diplomatik, që synon të blejë një automjet për përdorim si automjet zyrtar.

KËRKESA DHE KONTAKTI PËR PERSONELIN USHTARAK

Për informacione të mëtejshme rreth kualifikimit dhe shërbimeve për personelin ushtarak, ju lutemi të kontaktoni personin përgjegjës për tregun tuaj. Ekipi ynë është në gatishmëri për çdo pyetje që mund të keni lidhur me kriteret e kualifikimit dhe dokumentacionin e kërkuar.

ORGANIZATAT E PRANUARA

HAPINI TË GJITHA
Organizatat me koordinim ndërkombëtar
Agjencitë dhe institucionet kryesore të specializuara të OKB-së
Komisioni Evropian
Organizata të tjera ndërkombëtare

ÇMIME EKSKLUZIVE

Programi Diplomatik ofron çmime preferenciale për individët e përzgjedhur. Si diplomat, ju përfitoni disa reduktime çmimi dhe përjashtime nga taksat.

DËRGESË NË MBARË BOTËN DHE DORËZIM I SHPEJTË I AUTOMJETEVE TË DISPONUESHME

Të gjitha automjetet e dorëzuara nga AM Capurro respektojnë kërkesat e çdo tregu individual. Gjithashtu, ofrohet edhe sigurim i plotë për transportin. Automjeti juaj do të dorëzohet në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë nëpërmjet partnerëve tanë të transportit dhe logjistikës. Ne zotërojmë një gamë të gjerë automjetesh, që mund të dorëzohen brenda një kohe të shpejtë.

NDËRVEPRIM I SHPEJTË ME KLIENTËT

Kontakti i shpejtë me klientët dhe koha e shkurtër e dorëzimit janë 2 elementet për të cilat AM Capurro krenohet. Ekipi ynë i posaçëm do t’i përgjigjet kërkesës suaj brenda 4 orëve pune dhe do t’ju ofrojë një çmim brenda 1 dite pune.

MBËSHTETJE E POSAÇME PAS SHITJES

Për rekomandime në lidhje me automjetet dhe ndihmë të specializuar pas shitjes, mund të kontaktoni departamentin e specializuar të shitjeve të AM Capurro. Gjatë gjithë kohës së pronësisë së automjetit tuaj, do të keni në dispozicion një Ekip të posaçëm Pas Shitjes nga Jaguar Land Rover.

AM CAPURRO, PARTNERI YNË I SHITJEVE PËR PERSONELIN DIPLOMATIK.

Ekipi i posaçëm nga AM Capurro mund t’ju ofrojë detaje të plota rreth gamës së modeleve Land Rover dhe t’ju ndihmojë me të gjitha aspektet e procesit të shitjes për personelin diplomatik.

KONTAKTONI AM CAPURRO

Për informacione të mëtejshme, kontaktoni ekipin dhe vizitoni faqen e internetit të AM Capurro.
MËSONI MË SHUMË