DISQET DHE GOMAT DIMËRORE

Disqet dhe Gomat dimërore

TË VËRTETUARA DHE TË PËRGATITURA

Njihuni me disqet dimërore origjinale dhe gomat e miratuara të Jaguar.


Testuar në kushte ekstreme në disa nga mjediset më të ftohta dhe të lagështa në botë, për të marrë statusin të Miratuara. Falë performancës së tyre në kushte aq të ashpra, udhëtimet tuaja gjatë dimrit bëhen lehtësisht të përballueshme.

DISQET DHE GOMAT DIMËRORE

TESTIM NË RRUGË TË LAGUR ME SHPEJTËSI TË LARTË

Për të siguruar stabilitet maksimal të gomave edhe gjatë reshjeve të dendura.

TESTIMI NË TEMPERATURË

Për të provuar se disqet tona mund të përballojnë temperatura nga -40°C në 80°C dhe kushte me 100% lagështi relative.

TESTIMI NË SIPËRFAQE TË NGRITURA

Kontakti i disqeve me sipërfaqe të ngritura prej 150mm me shpejtësi 40km/h, për të siguruar se mund të përballojnë kontaktet aksidentale dhe të ruajnë integritetin strukturor.

TË MIRATUARA NGA BE-JA

Gomat dimërore të miratuara të Jaguar vijnë me dy shenja cilësie të miratuar të standardizuara, kontrolluara dhe miratuara nga autoritetet e BE-së, ikona “M+S” dhe “3-Peak Mountain Snow Flake/Floku i borës në malin me 3 kreshta”, duke përmbushur standardet e performancës në kushte moti të ashpra.

BALTË + BORË
FLOKU I BORËS NË MALIN ME 3 KRESHTA

NA KONTAKTONI

Bëni zgjedhjen e duhur të Disqeve dhe Gomave dimërore për automjetin tuaj në mënyrë të sigurt. Kontaktoni ekipin tonë sot.

AKSESORËT

Personalizojeni automjetin tuaj Jaguar falë gamës së gjerë të aksesorëve të projektuar posaçërisht për automjetin tuaj.
AKSESORËT

*Rezultatet e testimit bazohen te krahasimi i gomave verore me ato dimërore të vendosura në Range Rover Evoque gjatë lëvizjes nëpër një sipërfaqe akulli të niveluar, me shpejtësi 100km/h.