MBËSHTETJA PËR PIVI DHE PIVI PRO

MBËSHTETJA PËR PIVI DHE PIVI PRO

SI TA PËRDORNI SISTEMIN E RI TË INFORMACIONIT DHE ARGËTIMIT NGA LAND ROVER DHE SHËRBIMET E LIDHURA

PIKËNISJA

AKTIVIZONI INCONTROL
NDIQNI UDHËZUESIN E AKTIVIZIMIT

LIDHNI PAJISJET TUAJA

LIDHNI TELEFONIN TUAJ INTELIGJENT

LIDHNI TELEFONIN TUAJ INTELIGJENT

Me Paketën Smartphone, ju mund t’i përdorni aplikacionet tuaja në mënyrë të sigurt dhe praktike nëpërmjet Pivi dhe Pivi Pro1 duke përdorur:

Apple CarPlay® 3
Android AutoTM 4

Për Apple CarPlay® 3, sigurohuni që të keni versionin më të ri të iOS të instaluar dhe Siri ® të aktivizuar në iPhone tuaj. Për Android AutoTM 4, sigurohuni që të keni aplikacionin më të ri Android Auto dhe asistentin zanor të Google të aktivizuar në pajisjen tuaj Google. Lidheni pajisjen tuaj me panelin e ndërfaqes në hapësirën e ruajtjes së konsolës qendrore duke përdorur një kabllo USB-je të certifikuar.

KONTROLLOJENI AUTOMJETIN TUAJ NË DISTANCË

Ju mund ta shkarkoni dhe të hyni në aplikacionin InControl Remote duke5 përdorur kredencialet e llogarisë suaj, që ju mundëson ndërveprim në distancë me automjetin tuaj kudo që ndodheni. Aplikacioni InControl Remote5 mund të shkarkohet pa pagesë dhe është i disponueshëm për pajisjet Apple dhe Android. Shkarkoni versionin më të fundit duke kërkuar Remote App në AppStore ose në Google Play Store.

SHKARKONI PËR APPLE IOS SHKARKONI PËR ANDROID













KONTROLLOJENI AUTOMJETIN TUAJ NË DISTANCË
IGUIDE

IGUIDE

Aplikacioni iGuide është një udhëzues virtual dhe manual digjital i pronarit, që ju thjeshton gjetjen dhe të kuptuarit e veçorive kryesore dhe kontrolleve të automjetit tuaj të ri Land Rover dhe sistemit InControl, gjithçka nga pajisja juaj celulare, duke siguruar përgjigje ndaj pyetjeve në çdo moment. Kërkoni Land Rover iGuide në AppStore ose Google Play Store për ta shkarkuar aplikacionin.

PËRPARA SE TË FILLONI

Do t’ju duhet ta keni gati numrin VIN të automjetit tuaj.
Shkarkoni aplikacionin më të ri Map Downloader për Apple or Windows kompjuterin tuaj.
Siguroni një USB për të kryer transferimin e hartave.

PPSH

SI T’I PËRDITËSOJ HARTAT E SISTEMIT TË NAVIGACIONIT?

Për sa kohë që keni një abonim aktiv për Connected Navigation1, hartat do të përditësohen automatikisht. Abonimi për Connected Navigation vjen zakonisht i përfshirë për periudhën fillestare të garancisë, ndërsa rinovimi i abonimit mundëson përditësime automatike të hartave në vazhdimësi.

SA PAJISJE BLUETOOTH MUND TË LIDHEN OSE NJIHEN?

Mund të njihen deri në 10 pajisje Bluetooth, ku dy prej tyre mund të lidhen njëkohësisht, si telefonat ose pajisjet e medias. Pajisja e parë e njohur me Pivi/Pivi Pro1 do të caktohet si pajisja juaj parësore. Ju mund ta ndryshoni këtë radhë te cilësimet, duke shkuar te Settings (Cilësimet) > All (Të gjitha) > Connectivity (Lidhja) > Bluetooth > dhe të klikoni te pajisja që dëshironi të ndryshoni.

SI T’I RINOVOJ SHËRBIMET INCONTROL?

Kur shërbimet tuaja InControl të përfundojnë, ju do të merrni një lidhje në email për të kryer rinovimin e shërbimeve InControl. Nëse nuk e keni marrë këtë email apo nëse lidhja ka skaduar, ju lutemi të kontaktoni Shërbimin e Klientit.

SI T’I HEQ TË DHËNAT E MIA PERSONALE?

Përpara shitjes së automjetit tuaj, duhet të fshini të dhënat e automjetit nga llogaria juaj InControl. Hyni në portalin InControl, zgjidhni Vehicle Settings (Cilësimet e automjetit) në anën e djathtë dhe zgjidhni menunë Remove Vehicle (Hiqni automjetin). Klikoni Remove Vehicle (Hiqni automjetin) për të hequr të gjitha të dhënat e automjetit nga llogaria juaj InControl. Do t’ju kërkohet të vendosni fjalëkalimin e llogarisë suaj InControl. Në Pivi / Pivi Pro1shkoni te Settings (Cilësimet) > All (Të gjitha) > Profile Settings (Cilësimet e profileve) për të zgjedhur profilin që doni të fshini. Nëse së fundmi keni blerë një automjet të përdorur, ju lutemi të kontaktoni Shitësin e autorizuar.

A DUHET TË SIGUROJ NJË KARTË SIM ME INTERNET CELULAR?

Jo, automjeti juaj vjen i pajisur me një kartë SIM, që mundëson përdorimin e:

1.    Veçorive/shërbimeve përkatëse të lidhura të sistemit Connected Navigation1

Këto shërbime kërkojnë një abonim të vlefshëm dhe aktiv. Interneti celular është i përfshirë në abonim, ndaj nuk nevojiten kontrata apo karta SIM të tjera për kohëzgjatjen e abonimit.

SI TË ZGJEDH PAMJE HARTE TË NDRYSHME NË EKRANIN E INSTRUMENTEVE VIRTUALE?

Për të ndryshuar organizimin e Ekranit interaktiv të drejtuesit, mjafton të shkoni te cilësimet nëpërmjet timonit. Gjithashtu, mund të ekzistojnë edhe preferenca shtesë për Ekranin e drejtuesit në varësi të automjetit. Ato mund të aksesohen nëpërmjet Pivi Pro Settings (Cilësimet e Pivi Pro) kryesore> Navigation (Navigacioni) > Driver Display (Ekrani i drejtuesit).

KU DO TË SHKONI KËTË HERË?

FAQJA E INTERNETIT MY LAND ROVER INCONTROL

FAQJA E INTERNETIT MY LAND ROVER INCONTROL

Hyni në llogarinë tuaj InControl.
TERMAT DHE KUSHTET

TERMAT DHE KUSHTET

Kur të regjistroheni në Land Rover InControl, do t’ju kërkohet të nënshkruani Termat dhe Kushtet dhe Politikën e privatësisë së InControl.

Veçoritë opsionale dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojnë nga specifikimi i automjetit (modeli dhe grupi i fuqisë), ose kërkojnë instalimin e veçorive të tjera për t'u përshtatur. Ju lutemi, kontaktoni shitësin tuaj lokal të autorizuar për më shumë detaje ose konfiguroni automjetin tuaj në internet.

Veçoritë në makinë duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë. Drejtuesit duhet të sigurohen që të kenë kontroll të plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës.

Funksionet, opsionet e Pivi-t dhe InControl-it, shërbimet e palëve të treta dhe disponueshmëria e tyre, mbeten në varësi të tregut - kontaktoni shitësin tuaj të Land Rover për disponueshmërinë e tregut vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim, që do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj i autorizuar. Lidhja e rrjetit celular nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura.

Apple CarPlay është një markë tregtare e Apple Inc. Mund të zbatohen kushtet e Apple Inc për përdoruesin fundor.

Android Auto është një markë tregtare e Google LLC.

1Për sistemin Connected Navigation, do të nevojitet abonim i mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i Land Rover.
3Makina juaj është përgatitur për Apple CarPlay. Shërbimet e ofruara nga Apple CarPlay varen nga disponueshmëria e veçorive në vendin tuaj, ju lutemi shikoni www.apple.com/uk/ios/feature-availability/#apple-carplay për më shumë informacion.

4Makina juaj është përgatitur për Android Auto. Shërbimet e ofruara nga Android Auto varen nga disponueshmëria e veçorive në vendin tuaj, ju lutemi shikoni www.android.com/auto/ për më shumë informacion.

5Remote përmban shërbime abonimi që mund të zgjaten pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i Land Rover. Aplikacioni Remote do të duhet të shkarkohet nga Apple App Store/Google Play Store.