SISTEMI I INFORMACIONIT DHE ARGËTIMIT INCONTROL

SISTEMI I INFORMACIONIT DHE ARGËTIMIT INCONTROL

ARGËTIMI DHE INFORMACIONI VETËM NJË PREKJE LARG

SISTEMI I INFORMACIONIT DHE ARGËTIMIT INCONTROL

TOUCH PRO DUO

TOUCH PRO DUO

Sistemi ynë më i ri i informacionit dhe argëtimit, Touch Pro Duo* integron me lehtësi dy Ekrane me prekje 10” me cilësi të lartë, që ju mundësojnë ndërveprimin e njëkohshëm me disa veçori, lehtë dhe thjesht.
TOUCH PRO

TOUCH PRO

Ky sistem multimedia novator përfshin një Ekran me prekje 10” reagues, që ju lejon ta kontrolloni nëpërmjet prekjes, të shfletoni dhe zmadhoni me gishta për të ndërvepruar me hartat, median dhe cilësimet tuaja. Gjithashtu, ofron dhe njohje inteligjente të zërit.
TOUCH

TOUCH

Touch është sistemi ynë i multimedias dhe navigacionit, që përfshin një Ekran me prekje 8” me kontrolle intuitive të prekjes dhe shfletimit.
TOUCH PRO DUO

TOUCH PRO DUO

Sistemi i ri Touch Pro Duo ndryshon ndjeshëm dhe ka performancë më të lartë sesa sistemet e tjera të informacionit dhe argëtimit. Pajisur me një mori burimesh informacioni dhe argëtimi, ky sistem përfshin teknologjitë e integruara më intuitive dhe të avancuara. Sistemi i ri me Ekran me prekje të dyfishtë ju mundëson të shihni dhe ndërveproni njëkohësisht me veçori të ndryshme. Për shembull, ju mund ta përdorni sistemin e navigacionit në ekranin e sipërm, ndërsa në të poshtmin të luani media.

VEÇORITË E SISTEMIT TË INFORMACIONIT DHE ARGËTIMIT

Zgjidhni një sistem informacioni dhe argëtimi më poshtë për të parë veçoritë përkatëse

TEKNOLOGJIA E EKRANEVE TË DYFISHTË ME PREKJE

TEKNOLOGJIA E EKRANEVE TË DYFISHTË ME PREKJE

Ekranet e dyfishtë me prekje 10” me cilësi të lartë ju mundësojnë shfaqjen e informacionit të nevojshëm ndërsa ndërveproni me veçoritë e tjera. Për shembull, ju mund të ndërveproni me sistemin tonë të avancuar të navigacionit në ekranin e sipërm ndërsa kontrolloni thirrjet telefonike në atë të poshtëm.
EKRAN I RI NË XHAMIN E PËRPARMË

EKRAN I RI NË XHAMIN E PËRPARMË

Ekrani i ri në xhamin e përparmë, i përmirësuar, vjen me grafika me rezolucion të lartë dhe ngjyra, për të përmirësuar përdorimin. Ai paraqet të dhënat kryesore për automjetin, si shpejtësia, pozicioni i marshit dhe drejtimet e navigacionit në xhamin e përparmë.
EKRANI INTERAKTIV I DREJTUESIT

EKRANI INTERAKTIV I DREJTUESIT

Ekrani fakultativ interaktiv i drejtuesit 12.3” shfaq një gamë të gjerë informacionesh drejtimi dhe të dhënash për sigurinë aktive. Ai ju mundëson t’i shihni hartat të plota, si dhe të përdorni telefonin tuaj dhe të kontrolloni mediat e tjera.
BUTONAT ME PREKJE NË TIMON

BUTONAT ME PREKJE NË TIMON

Butonat me prekje në timon ju mundësojnë të përshtatni volumin e zërit, të ndryshoni këngët dhe të ndërveproni me menunë. Butoni i konfigurueshëm mund të paracaktohet me një funksion specifik, si destinacioni i Shtëpisë ose kontakti i preferuar në telefon.
BUTONAT RROTULLUES DINAMIKË

BUTONAT RROTULLUES DINAMIKË

Dy Butonat Rrotullues Dinamikë të rinj përshtaten me veçorinë në përdorim, duke ofruar lehtësinë dhe prakticitetin e kontrollit me rrotullim për një sërë veçorish, si temperatura e kabinës dhe Terrain Response.
NAVIGATION PRO

NAVIGATION PRO

Përmirësuar falë Connect Pro, Navigation Pro njeh itineraret tuaja të zakonshme për t’ju përditësuar me informacione, rreth trafikut dhe ETA-s.
SISTEMET ZANORE MERIDIAN™

SISTEMET ZANORE MERIDIAN™

Sistemet zanore automobilistike Meridian, më të mirat në kategorinë e tyre, ofrojnë një përvojë të qëndrueshme zanore me cilësi të jashtëzakonshme për të gjithë pasagjerët në automjet.
DIGITAL TV

DIGITAL TV

Veçoria Digital TV ju lejon të ndiqni shfaqjet televizive të preferuara, të cilat mund t’i shihni në Ekranin me prekje në pjesën e përparme të kabinës dhe në ekranet e Sistemit të argëtimit në ndenjëset e pasme.
RADIOJA DAB

RADIOJA DAB

Radioja DAB ofron cilësi zëri më të lartë, një gamë të gjerë stacionesh dhe informacione me tekst në kohë reale rreth stacionit që po ndiqni.
EKRAN ME PREKJE 10"

EKRAN ME PREKJE 10"

Me ekranin me prekje të shumëfishtë dhe reagim të lartë të sistemit Touch Pro, ju mund të prekni, rrëshqitni dhe zmadhoni me gishta për të kontrolluar hartat, median dhe cilësimet.
NAVIGATION PRO

NAVIGATION PRO

Përmirësuar falë Connect Pro, Navigation Pro njeh itineraret tuaja të zakonshme për t’ju përditësuar me informacione, rreth trafikut dhe ETA-s.
SISTEMET ZANORE MERIDIAN™

SISTEMET ZANORE MERIDIAN™

Sistemet zanore automobilistike Meridian, më të mirat në kategorinë e tyre, ofrojnë një përvojë të qëndrueshme zanore me cilësi të jashtëzakonshme për të gjithë pasagjerët në automjet.
EKRANI NË XHAMIN E PËRPARMË

EKRANI NË XHAMIN E PËRPARMË

Mbajeni vëmendjen te rruga falë Ekranit në xhamin e përparmë, që projekton informacione transparente të rëndësishme rreth drejtimit drejtpërdrejt në xhamin e përparmë.
EKRANI I INSTRUMENTEVE VIRTUALE

EKRANI I INSTRUMENTEVE VIRTUALE

Ndërfaqja tërësisht e re grafike me funksionalitet të avancuar dhe katër modalitete të paracaktuara, ose pamja 3D e hartave, përmbush preferencën tuaj personale.*

*Disponohet vetëm për modelet Range Rover dhe Range Rover Sport.
RADIOJA DAB

RADIOJA DAB

Paracaktoni dhe ruani kanalet tuaja të preferuara dhe dëgjoni me transmetimin digjital të audios për të siguruar cilësinë më të mirë të radios në automjetin tuaj.
DIGITAL TV

DIGITAL TV

Kanalet tuaja televizive digjitale të preferuara mund të ndiqen si në pjesën e përparme, po ashtu dhe në atë të pasme të automjetit tuaj Land Rover.
SISTEMI I ARGËTIMIT NË NDENJËSET E PASME

SISTEMI I ARGËTIMIT NË NDENJËSET E PASME

Sistemi i integruar i argëtimit në ndenjëset e pasme ofron dy ekrane të pavarura 8 ose 10” në mbështetëset e përparme të kokës, me pulte dhe kufje pa tel.
EKRANI ME PAMJE TË DYFISHTË

EKRANI ME PAMJE TË DYFISHTË

Ekrani me pamje të dyfishtë i bën të mundur drejtuesit dhe pasagjerit që të shohin përmbajtje tërësisht të ndryshme në të njëjtin Ekran me prekje.
8" TË SISTEMIT MERIDIAN

8" TË SISTEMIT MERIDIAN

Në qendër të panelit tuaj do të gjeni një Ekran me prekje grafik të qartë dhe reagues, që reagon drejtpërdrejt ndaj prekjes dhe gjesteve mbi të.
NAVIGACIONI

NAVIGACIONI

Kërkoni me lehtësi destinacionet dhe ruani vendndodhjet e preferuara për akses të shpejtë. Hartat 2D dhe 3D dhe mesazhet zanore e bëjnë përvojën intuitive.
SISTEM ZANOR ME CILËSI TË LARTË

SISTEM ZANOR ME CILËSI TË LARTË

Ju dhe të gjithë pasagjerët tuaj do të dëgjoni audio cilësore, të korrigjuar digjitalisht, nga të gjitha burimet, kudo që jeni ulur në automjet.
EKRANI NË XHAMIN E PËRPARMË

EKRANI NË XHAMIN E PËRPARMË

Mbajeni vëmendjen te rruga falë Ekranit në xhamin e përparmë, që projekton informacione transparente të rëndësishme rreth drejtimit drejtpërdrejt në xhamin e përparmë.
RADIOJA DAB

RADIOJA DAB

Transmetimi digjital i audios siguron tingullin më cilësor të radios dhe një gamë të gjerë kanalesh. Paracaktoni dhe ruani kanalet tuaja të preferuara.

*Touch Pro Duo është i disponueshëm vetëm në modelin e ri të Range Rover Velar.

Me lançimin e InControl, disa nga veçoritë e përshkruara mund të jenë fakultative dhe të varen nga tregu ose nga grupi i fuqisë së mjetit. Ju lutemi konsultohuni me Shitësin tuaj lokal të autorizuar të Land Rover lidhur me disponueshmërinë dhe kushtet e plota. Disa veçori kërkojnë një SIM të posaçëm me kontratë të përshtatshme interneti (data), që do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.

Gjithë veçoritë në makinë duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm në kushte sigurie të plotë. Drejtuesit duhet të sigurohen që të kenë kontroll të plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës.