MERIDIAN™ PËR LAND ROVER

MERIDIAN™ PËR LAND ROVER

NJË PARTNERITET QË MUNDËSON MUZIKË TË JASHTËZAKONSHME GJATË UDHËTIMIT
Si një nga liderët e inxhinierisë dhe inovacionit britanik, Land Rover, njësoj si Meridian, fokusohet te cilësia, performanca dhe përkushtimi ndaj rikrijimit të tingujve sa më autentikë dhe gjithëpërfshirës.
RICHARD HOLLINSHEAD
DREJTORI I PËRGJITHSHËM I TEKNOLOGJISË NË MERIDIAN

HIFI GJITHËPËRFSHIRËSE NË AUTOMJET

TrifieldTM* ndërthur kanalet në mënyrë të përsosur për të mundësuar shpërndarje të gjithanshme të tingullit nëpër të gjithë automjetin tuaj Land Rover.

KORRIGJIMI NË KABINË

Teknologji që e përshtat audion me sipërfaqet e ndryshme të kabinës së Land Rover për një përvojë muzikore të veçantë.

TEKNOLOGJI AUDIO E SHKËLQYER

Meridian†† ju mundëson të ndieni ritmin e muzikës, me cilësi të jashtëzakonshme, me tinguj të lartë të qartë si kristali dhe bas të plotë dhe të thellë.

NJË PËRVOJË EMOCIONUESE

Sistemi zanor britanik i cilësisë më të lartë nga Meridian ofron një përvojë të veçantë performance origjinale për automjetin tuaj Land Rover.
SISTEMI ZANOR MERIDIAN

SISTEMI ZANOR MERIDIAN

Kabina e automjetit tuaj Land Rover është vendi ideal për të shijuar muzikën tuaj të përzgjedhur. Sistemi zanor Meridian e luan muzikën nëpërmjet deri në 12 bokseve*, 380 vatë dhe një përforcuesi zëri me kanal të dyfishtë. Ekzistojnë 2 variante të disponueshme në varësi të sistemit tuaj të informacionit dhe argëtimit; InControl Touch ose InControl Touch Pro.*

TEKNOLOGJIA ZANORE NGA MERIDIAN

Përjetoni ndryshimin. Meridian krijon teknologji të veçanta për të ofruar performancë muzikore të shkëlqyer gjatë lëvizjes.

PËRPUNIMI I SINJALEVE DIGJITALE

PËRPUNIMI I SINJALEVE DIGJITALE

Ndërthur të gjitha elementet e sistemit zanor së bashku, për një performancë që, përndryshe, do të kërkonte bokse shumë më të mëdha.
KORRIGJIMI NË KABINË NGA MERIDIAN

KORRIGJIMI NË KABINË NGA MERIDIAN

Algoritmi i avancuar i Korrigjimit në kabinë nga Meridian e përshtat tingullin me akustikat konkrete të interierit të automjetit tuaj Land Rover.
TEKNOLOGJIA DIGITAL DITHER SHAPING NGA MERIDIAN

TEKNOLOGJIA DIGITAL DITHER SHAPING NGA MERIDIAN

Teknologjia Digital Dither Shaping nga Meridian siguron konvertimin e lehtë dhe të saktë të sinjaleve digjitale, duke ruajtur detajet më fine të performancës zanore. Rezultati është konvertimi muzikor autentik, që ngjall të njëjtat emocione sikurse versioni origjinal.
TRIFIELD†

TRIFIELD

Një teknologji ekskluzive e Meridian, Trifield ndërthur me finesë kanalet qendrore dhe ato periferike me kanalet në të majtë dhe të djathtë, duke mundësuar një përvojë konsistente, të ngjashme me atë në koncerte, për të gjithë pasagjerët.
TRIFIELD 3D

TRIFIELD 3D

Bazuar te teknologjia zanore gjithëpërfshirëse e mirënjohur Trifield nga Meridian, teknologjia e parë në botë për automjetet, Trifield 3D, e bën përjetimin e performancave muzikore unik. Nëpërmjet shtimit të kanaleve të posaçme të lartësisë, ndjesia e hapësirës së kabinës zgjerohet në një përvojë 3D, për një ndjesi të jashtëzakonshme hapësinore dhe cilësie muzikore.

Trifield dhe pajisja “three fields/tri fushat” është një markë tregtare e Trifield Productions Ltd.
††Meridian është një markë tregtare e regjistruar e Meridian Audio Ltd.
*Numri i bokseve dhe vatëve do të varet nga modeli Land Rover që do të zgjidhni. Automjeti i paraqitur është Range Rover. Ju lutemi, flisni me Shitësin tuaj të autorizuar për hollësitë. Ky automjet Land Rover shërben vetëm për qëllime ilustruese. Pozicioni i bokseve mund të ndryshojë në varësi të automjetit.