Aktivizoni Remote

PËR TË PËRFITUAR SHËRBIMET INCONTROL, DUHET TË AKTIVIZONI SHËRBIMET INCONTROL QË KENI PAGUAR.
Aktivizoni Remote
HAPI 1

HAPI 1

Vizitoni faqen e internetit My Land Rover InControl dhe krijoni një llogari duke vendosur adresën tuaj të e-mail-it, në mënyrë që t’ju dërgohet një e-mail regjistrimi. Klikoni te lidhja e sigurt në e-mail dhe ndiqni udhëzimet e aktivizimit të shfaqura në ekran.
HAPI 2

HAPI 2

Më pas do t’ju kërkohet të lidhni automjetin tuaj Land Rover me llogarinë tuaj për të konfirmuar se jeni pronari ose një përdorues i autorizuar. Për këtë, do t’ju duhet të aksesoni automjetin tuaj brenda 60 minutave për të përfunduar aktivizimin, përndryshe do t’ju duhet të rifilloni procesin.
HAPI 3

HAPI 3

Do t’ju kërkohet të vendosni të dhënat e automjetit dhe të pranoni kushtet ligjore. Gjithashtu, do të mund të aktivizoni funksionin Journeys (Rrugëtimet).

FAQJA E INTERNETIT MY LAND ROVER INCONTROL

Aksesoni My Land Rover InControl, duke përdorur të njëjtat kredenciale për të hyrë, për të ndryshuar të dhënat tuaja, për të shtuar ose hequr automjetet, menaxhuar abonimet dhe Rrugëtimet tuaja e më shumë.

SHTONI NJË AUTOMJET NË LLOGARINË TUAJ

SHTONI NJË AUTOMJET NË LLOGARINË TUAJ

Përpara se të filloni, sigurohuni që të keni akses tek automjeti juaj, që ai të jetë i parkuar në një zonë me mbulim rrjeti të mirë dhe që të keni gati numrin e regjistrimit. Gjithashtu, do t’ju nevojitet dhe VIN (numri i identifikimit të automjetit), që mund ta gjeni në anën e majtë të xhamit të përparmë ose në doracakun e automjetit.

Për të shtuar një automjet në llogarinë tuaj, hyni dhe shkoni te seksioni Add Vehicle (Shtoni automjet). Ndiqni hapat në ekran për të lidhur automjetin me llogarinë tuaj.
HIQNI NJË AUTOMJET NGA LLOGARIA JUAJ

HIQNI NJË AUTOMJET NGA LLOGARIA JUAJ

Nëse e shisni, këmbeni apo transferoni pronësinë e automjetit tuaj Land Rover privatisht, ju duhet ta hiqni automjetin nga llogaria juaj InControl. Për këtë, hyni në My Land Rover InControl, shkoni te Vehicle Settings (Cilësimet e automjetit) dhe shtypni butonin Remove Vehicle (Hiqni automjet).

Nëse keni abonime InControl të papërfunduara, ato do t’i transferohen pronarit të ri të automjetit tuaj për pjesën e mbetur të periudhës së abonimit, në varësi të zbatimit të hapave për krijimin e llogarisë InControl nga ana e pronarit të ri.

MBËSHTETJA PËR LAND ROVER INCONTROL

FAQJA E INTERNETIT MY LAND ROVER INCONTROL

FAQJA E INTERNETIT MY LAND ROVER INCONTROL

Regjistrohuni dhe hyni në My Land Rover InControl për të personalizuar preferencat tuaja dhe për të menaxhuar veçoritë tuaja të InControl.
MBËSHTETJA PËR LAND ROVER INCONTROL

MBËSHTETJA PËR LAND ROVER INCONTROL

Jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë me pyetjet që mund të keni ose t’ju njohim më tej me Land Rover InControl.
TERMAT DHE KUSHTET

TERMAT DHE KUSHTET

Aksesoni termat dhe kushtet dhe dokumentet e politikës së privatësisë së Land Rover InControl nga faqja e internetit e Land Rover për vendin tuaj.

Me lançimin e InControl, disa nga veçoritë e përshkruara mund të jenë fakultative dhe të varen nga tregu ose nga grupi i fuqisë së mjetit. Ju lutemi konsultohuni me Shitësin tuaj lokal të autorizuar të Land Rover lidhur me disponueshmërinë dhe kushtet e plota në vendin tuaj. Disa veçori kërkojnë një SIM të posaçëm me kontratë të përshtatshme interneti (data), që do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.