AKTIVIZONI PRO SERVICES TË INCONTROL

AKTIVIZONI PRO SERVICES TË INCONTROL

AFTËSI TË PËRMIRËSUARA

Si pjesë e paketës InControl Connect Pro, Pro Services të InControl ofrojnë një sërë aftësish të përmirësuara navigacioni, informacioni dhe argëtimi dhe lidhjeje për InControl Touch Pro.

Për aktivizimin e Pro Services, ju lutemi të ndiqni udhëzimet e mëposhtme.

AKTIVIZONI LIDHJEN

Aktivizimin e lidhjes do t’ju duhet ta kryeni vetëm për automjetet e pajisura me Pro Services të InControl për të bërë të mundur aktivizimin e plotë të shërbimeve të lidhura. Me qëllim parandalimin e fikjes së motorinos, sigurohuni që motori të jetë ndezur dhe automjeti të qëndrojë aktiv.

HAPI 1

HAPI 1

Fillimisht, do t’ju duhet të instaloni një kartë mikro SIM sipas udhëzimeve në faqen Instalimi i kartës SIM.
HAPI 2

HAPI 2

Aksesoni cilësimet e lidhjes në automjetin tuaj përmes menusë së cilësimeve të përgjithshme të automjetit dhe aktivizoni internetin celular. Shkoni tek ikona e cilësimeve në cilëndo faqe > All settings (Të gjitha cilësimet) > Features (Veçoritë) > Connectivity (Lidhja) > Mobile Data ON (Interneti celular AKTIV).
HAPI 3

HAPI 3

Pas lidhjes së suksesshme, në këndin e sipërm të Ekranit me prekje do të shfaqet një ikonë 3G ose Wi-Fi. Ju lutemi, vini re se mund të nevojiten deri në 2 minuta për t’u lidhur me internetin në varësi të forcës së sinjalit të rrjetit.

KRIJONI NJË PROFIL

HAPI 1

HAPI 1

Kur ta përdorni InControl Touch Pro Navigation për herë të parë, do t’ju kërkohet të krijoni dhe emërtoni profilin tuaj. Në këtë mënyrë, do të mund të ruani destinacionet tuaja të preferuara, itineraret e mëparshme dhe cilësimet e navigacionit.
HAPI 2

HAPI 2

Kur t’ju kërkohet, shkoni në fund të faqes dhe zgjidhni Aktivizo të gjitha/Aktivizo për të aktivizuar të gjitha veçoritë e Connected Navigation (Navigacioni i lidhur). Këto veçori përfshijnë modelet historike të trafikut dhe Real Time Traffic Information (Informacioni për trafikun në kohë reale). Zgjedhja Continue/Cancel (Vazhdo/Anulo) çaktivizon të gjitha veçoritë e navigacionit të lidhur.

LLOGARIA JUAJ E NAVIGACIONIT

KRIJONI NJË LLOGARI

KRIJONI NJË LLOGARI

Pas krijimit të profilit tuaj, ju mund të krijoni një llogari në InControl Touch Pro Navigation duke shtypur Sign in (Hyr) në faqen kryesore të navigacionit.

Gjithashtu, mund t’ju kërkohet që ta kryeni këtë hap gjatë aksesimit të veçorive të caktuara që kërkojnë të keni hyrë në faqe, ku përfshihet Share ETA (Ndani ETA-n), Cloud Sync (Sinkronizimi i cloud-it) ose Navigacioni nga destinacioni në destinacion.
PRANONI TERMAT DHE KUSHTET

PRANONI TERMAT DHE KUSHTET

Ndiqni udhëzimet në ekran për të regjistruar një llogari të re.

Do t’ju kërkohet të pranoni Navigation Terms and Conditions (Termat dhe kushtet e navigacionit), të cilat mund t’i aksesoni duke vendosur URL-në përkatëse në shfletuesin tuaj.

MBËSHTETJA PËR LAND ROVER INCONTROL

FAQJA E INTERNETIT MY LAND ROVER INCONTROL

FAQJA E INTERNETIT MY LAND ROVER INCONTROL

Regjistrohuni dhe hyni në My Land Rover InControl për të personalizuar preferencat tuaja dhe për të menaxhuar veçoritë tuaja të InControl.
MBËSHTETJA PËR LAND ROVER INCONTROL

MBËSHTETJA PËR LAND ROVER INCONTROL

Jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë me pyetjet që mund të keni ose t’ju njohim më tej me Land Rover InControl.
TERMAT DHE KUSHTET

TERMAT DHE KUSHTET

Aksesoni termat dhe kushtet dhe dokumentet e politikës së privatësisë së Land Rover InControl nga faqja e internetit e Land Rover për vendin tuaj.

*Mund t’ju duhet ta fikni motorin, të prisni disa minuta dhe më pas ta rindizni motorin, në mënyrë që të shihni përditësimet e kryera.

Me lançimin e InControl, disa nga veçoritë e përshkruara mund të jenë fakultative dhe të varen nga tregu ose nga grupi i fuqisë së mjetit. Ju lutemi konsultohuni me Shitësin tuaj lokal të autorizuar të Land Rover lidhur me disponueshmërinë dhe kushtet e plota. Disa veçori kërkojnë një SIM të posaçëm me kontratë të përshtatshme interneti (data), që do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.