Në varësi të specifikave të automjetit tuaj, ju mund të kontrolloni veçoritë e mëposhtme të Touch Pro nëpërmjet timonit:
• Kontrolli i volumit të Medias, Telefonit, komentet për Park Distance Control (Kontrolli i distancës së parkimit), udhëzuesi i Navigacionit dhe komentet për Voice Recognition (Njohja e zërit).
• Ju mund të ndryshoni llojet e medias duke përdorur butonin e modalitetit, për shembull, TV, Radio, Bluetooth Media (Media bluetooth), iPod, USB, në varësi të specifikave të automjetit dhe burimeve të disponueshme në momentin e posaçëm.
• Kontrollet majtas/djathtas mund të përdoren për të ndryshuar këngët dhe kanalet TV/stacionet e radios që dëshironi. Shënim: Nëse mbani shtypur butonin majtas/djathtas, do të nisni kërkimin e një stacioni radioje.
Duke përdorur Virtual Instrument Display (Ekrani i instrumenteve virtuale) të ri, mund të zgjidhni edhe burimin e medias, stacionet e parapëlqyera TV/radio, ose të zgjidhni nga një listë e thirrjeve më të fundit telefonike. Për ta bërë këtë, shtypni butonin Menu/OK në timon dhe më pas kaloni tek alternativa përkatëse, p.sh., Favourites (të preferuarat), Source (burimi), Recents (të fundit). Klikoni Menu/OK për të përzgjedhur nënmenunë përkatëse. Duke përdorur kontrollet lart/poshtë në timon, ju mund të kaloni tek alternativa e dëshiruar dhe klikoni Menu/OK për të zgjedhur numrin, të preferuarën ose burimin.